Botimi i librit përfshin disa reflektime më të pjekura për rolin e fuqisë ushtarake në botën bashkëkohore. Këto reflektime përfshijnë analiza të konflikteve të fundit, që nga lufta e Afganistanit deri te ajo e Irakut, dhe debatet e vazhdueshme për mësimet që mund të nxirren nga këto luftëra.
I ri
Në veçanti, u kushtohet vëmendje debateve nëse ka pasur një revolucion në çështjet ushtarake, si edhe debateve për të ardhmen e luftës, duke pasur parasysh hapin fenomenal të risive në elektronikë dhe në sistemet kompjuterike. Në libër u kushtohet vëmendje, gjithashtu, ndërlikimeve strategjike të ndryshimit të strukturës së politikave globale dhe rolit të fuqisë ushtarake amerikane në një botë njëpolare. Në një nivel më të gjerë konceptual, ky botim shkon më tej se botimi i parë, duke analizuar rëndësinë e vazhdueshme të teorive të ndryshme të paqes dhe të sigurisë në një botë që ndryshon shumë nga epoka e Luftës së Ftohtë, kur këto koncepte ishin themelore për opinionin e gjerë të studimeve të strategjisë. Po ashtu, ky botim e vë më fort theksin te pasojat e 11 Shtatorit, te lufta kundër terrorizmit, si dhe në perspektivat për përhapjen e Armëve të Shkatërrimit në Masë, jo vetëm nga aktorët shtetërorë, por dhe nga ata jo shtetërorë.