Sasia 120 gr
Suplement ushqimor
Redukton rrudhat, përmirëson elasticitetin e lëkurës.
I ri
Kolagjen natyral me formulë të patentuar nga Naticol, peptide kolagjeni detar, MSM dhe superfoods, për sintezë optimale të kolagjenit. Me shije të këndëshme luleshtrydhesh, dhe ngjyrë të admirueshme trëndafili, të bëra për gratë (edhe pse burrat nuk përjashtohen) që duan të mbeten të rinuara gjatë gjithë jetës.
Rekomandohet:
Prodhimi i kolagjenit reduktohet pas moshës 20 vjecare, që do të thotë se degradimi i kolagjenit është më i shpejtë sesa sinteza e kolagjenit.
Sasia e kolagjenit mund të reduktohet për 30% deri në moshën 45 vjecare, gjë që çon në shenja të dukshme të plakjes së lëkurës, shfaqjen e rrudhave, dobësimin e thonjve, flokët e hollë dhe aftësi lëvizëse të reduktuara.
Kolagjeni është një pjesë shumë e rëndësishme e indit lidhor, pasi ai është thelbësor për elasticitetin dhe forcën. Ai është i pranishëm kryesisht në lëkurë, flokë, thonj, kërce, kocka dhe muskuj. Naticol është një formë e patentuar e kolagjenit të hidrolizuar të peshkut. Konsumimi i 5 g Naticol në ditë ka rezultuar mjaft efikas për reduktimin e rrudhave, për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe për të përmirësuar homogjenitetin e ngjyrës. MSM (metili sulfonil metan) është squfur bimor. Squfuri është një element i rëndësishëm në trupin e njeriut, pasi ai është gjithashtu një bllok ndërtimi i proteinave dhe një përbërës thelbësor i indit lidhor. Camu Camu Berry është e pasur me vitaminë C. Vitamina C është ë njohur si një antioksidant i fortë, e cila ka një ndikim të dobishëm në lëkurë. Përveç kësaj ajo ndihmon për të stimuluar sintezën e kolagjenit. Ashwagandha është një barishte e njohur në mjekësinë Ayurvedic-e për veti e saj adaptogjene. Ashwagandha gjithashtu ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e lëkurës dhe ka efekt të përgjithshëm rinovues.
Peptidet e kolagjenit të peshkut Naticol, pluhur MSM (methyl sulfonyl methane), Ashwagandha (Withania somnifera), Shije natyrale e luleshtrydhes, Strawberry, Camu Camu, Glukozite të Stevia-s.
Rekomandimi ditor është 10 g (2 lugë çaji).
Përziejeni me pijen tuaj të preferuar duke e lënë 2 minuta për t’u tretur.
Me 10 g pluhur konsumoni 5 g peptide të kolagjenit Naticol.
Këshilla: Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore. Nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzanisë ose periudhës së laktacionit. Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.