Sasia 140 gr
Suplement ushqimor
Fleksibiliteti i kyçeve është i rëndësishëm për aftësitë e lëvizjes.
I ri
Kolagjen natyral me formulë të patentuar nga Fortigel, peptide kolagjeni detar,MSM, superfood dhe shijen e këndshme të portokallit. E pasuruar me Camu Camu dhe Rosehip, që janë të pasura me vitaminë C. Vitamina C ka një rol në sintezën e kolagjenit për aktivitet normal të kërceve, ndërsa Rosehip ndihmon për të rritur lëvizshmërinë e kyçeve.
Rekomandohet:
Prodhimi i kolagjenit reduktohet pas moshës 20 vjecare, që do të thotë se degradimi i kolagjenit është më i shpejtë sesa sinteza e kolagjenit.
Sasia e kolagjenit mund të reduktohet për 30% deri në moshën 45 vjecare, gjë që çon në shenja të dukshme të plakjes së lëkurës, shfaqjen e rrudhave, dobësimin e thonjve, flokët e hollë dhe aftësi lëvizëse të reduktuara.
Kolagjeni është një pjesë shumë e rëndësishme e indit lidhor, pasi ai është thelbësor për elasticitetin dhe forcën. Ai është i pranishëm kryesisht në lëkurë, flokë, thonj, kërc, kocka dhe muskuj.Fortigel është një formë e patentuar e kolagjenit të hidrolizuar, i përbërë kryesisht nga kolagjeni i tipit 2, i cili është prezent në indet e buta në kyçe. Formula përmban peptide të vogla të kolagjenit, të cilat absorbohen lehtësisht nga organizmi.
MSM (metili sulfonil metan) është squfur bimor. Squfuri është një element i rëndësishëm në trupin e njeriut, pasi ai është gjithashtu një bllok ndërtimi i proteinave dhe një përbërës thelbësor i indit lidhor.
Camu Camu Berry është e pasur me vitaminë C. Vitamina C është ë njohur si një antioksidant i fortë, e cila ka një ndikim të dobishëm në lëkurë. Përveç kësaj ajo ndihmon për të stimuluar sintezën e kolagjenit.
Pluhuri Camu Camu Berry është I pasur me vitaminë C. Vitamina C ka një rol në sintezën e kolagjenit për funksionin normal të kyçeve.
Rosehip ndihmon në rritjen e lëvizshmërisë së kyçeve.
Peptidet e kolagjenit Fortigel, MSM (methyl sulfonyl methane), Rosehip (Rosa canina), aromë Natyrale Portokalli, Camu Camu, Glikocide Stevia
Rekomandimi ditor është 10 g (2 lugë çaji).
Përziejeni me pijen tuaj të preferuar duke e lënë 2 minuta për t’u tretur.
Me 10 g pluhur konsumoni 5 g peptide të kolagjenit Fortigel
Këshilla:
Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore.
Mbajeni larg nga fëmijët!
Nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzanisë ose periudhës së laktacionit. Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.