Sasia 150 gr
Një formulë efektive e Vitaminës D3 dhe Kalciumit për një sistem të fortë imunitar, kockat dhe dhëmbët
I ri
PËRSHKRIMI
Roli kryesor i vitaminës D është të mbajë homeostazën dhe një përqendrim të vazhdueshëm të kalciumit dhe fosfatit në plazmë, sepse përshpejton përthithjen e tyre nga aparati tretës, dhe për këtë arsye është i rëndësishëm për ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.
Përshpejton prëthithjen e Magnezit nga aparati tretës, duke kontribuar kështu në funksionimin normal të muskujve.
Kontribuon gjithashtu në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Vitamina D quhet vitamina e diellit sepse prodhohet nga lëkura jonë kur është në kontakt me rrezet e diellit.
Po sikur të mos jemi më të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit sa duhet në muajt e vjeshtës dhe të dimrit?
Kur zvogëlohet ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, lëkura jonë nuk prodhon mjaftueshëm vitaminë D, e cila mund të shihet si mungesë energjie, rezistencë e ulët ose dhimbje në kocka dhe dhëmbë.
Prandaj, është shumë e rëndësishme të zëvendësoni vitaminën D të humbur, me shtesa dietike.
PËRBËRËSIT
Vitamina D3 + Kalcium - shtesë ushqimore.
Citrat kalciumi, laktat kalciumi, eritritol, aromë natyrale portokalli (3%), vitaminë D3 (kolecalciferol), anti-aderent: fibra bambuje, glikozid stevioli.
PËRDORIMI
Doza e rekomanduar ditore është 5 gram (një lugë që gjendet brenda kutisë). Treteni në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni pas një vakti të pasur me yndyrna. Me 5 gram pluhur merrni 1000 IU vitaminë D3 dhe 800 mg Kalcium.
Këshilla: Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore. Mbajeni larg nga fëmijët! Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.
VLERAT USHQYESE
Për dozë (5 g) | NRV% | |
Vitaminë D | 25 μg, 1000 IU | 500% NRV |
Kalcium | 800 mg | 100% |
* NRV = Vlera referuese e nevojës ditore