Charles Dickens, një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë botërore, lindi në Portsmuth në vitin 1812. Ndër kryeveprat e tij po shënojmë: Klubi Pikuik (1836), Oliver Tuist (1838), Kënga e Krishtlindjeve (1843), Doriti i vogël (1857) etj.
I ri
Protagonisti i vogël i kësaj historie të famshme, David Koperfildi, lindi në Anglinë e shekullit të kaluar. Ai vinte nga një familje në gjendje të mirë, por vdekja e parakohshme e prindërve e la fëmijën të vetëm dhe të varfër, të braktisur në duart e të afërmve mizorë. Pas vështirësive të panumërta, të rrëfyera nga autori me dramacitet, por edhe me një ironi të lehtë, djaloshi arrin të realizojë shpresat e veta dhe të kurorëzojë ëndrrën e dashurisë me Anjezën e ëmbël, vajzën që me aq dashuri dhe përkushtim i kishte qëndruar pranë në çastet e vështira.