"Libri i Madh i Aventurave" përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura.
I ri
Në këto tregime fëmijët njihen me personazhet më eksplorues e më guximtarë të kohërave, që arritën të mbijetonin në çdo vështirësi, që sfiduan fatin e që synuan të dilnin fitimtarë, duke ndihmuar të tjerët.
Me ilustrime mjaft tërheqëse ky libër përfshin tituj, si: Robinson Kruzo i Daniel Defosë; Udhëtim në qendër të Tokës i Zhyl Vernit; David Koperfildi i Çarls Dikensit; Sandokani i Emilio Salgarit; Ishulli i thesarit i Robert L. Stivensonit; Fantazma e Kantervillit i Oskar Uajlldit; Konti i Monte Kristos i Aleksandër Dymasë; I Fundit i Moikanëve i Xhejms F. Kuperit; Tom Sojeri i Mark Tueinit; Mobi Dik i Herman Melvillit dhe Ivanhoe i Valter Skotit.