Një libër i këndshëm, që të bën të mendosh për mirësinë e shpirtit të Lavinjës dhe rëndësinë e miqësisë dhe dashurisë! Nga Bianca Pitzorno, shkrimtarja më e madhe italiane, që e krahasojnë me Roald Dahlin! Vlerat e këtij libri i shtohen edhe nga skicat e të famshmit Quentin Blake.
I ri
Falë magjisë së unazës që mori dhuratë nga një zanë, Lavinja, dikur shitësja e vogël e shkrepëseve, u bë e pasur. Tani jeton në Grand Hotel, udhëton me makinë dhe ndjek Institutin Prestigj & Sukses. Por ajo ka mbetur Lavinja e dikurshme, që mallëngjehet para lypësve që kërkojnë lëmoshë. Ka premtuar se nuk do të përdorë më magjinë e unazës, por kur kukulla e Teos, kukulla që kur shtyp një buton sekret, shndërrohet në foshnje prej mishi dhe gjaku, zhduket, vajza e vogël e shkrepëseve, do ta thyejë premtimin.
Shumë gjëra do të ndryshojnë; nga shkolla e deri te fati i lypësve të vegjël.