1 500 Lekë


Përshkrimi

  • Për të gjitha moshat dhe tipet e lëkurës.
  • Përtërin lëkurën dhe e bën të lëmuar, të shkëlqyeshme dhe të freskët falë fuqisë së Argjilës së Gjelbër Argital, Acidit gama-linoleik që gjendet në përmbajtjen e vajit të farës së Borraxhinës, të Azulenit në përmbajtjen e ekstraktit të lules së Kalendulës. Lexoni më poshtë përdorimet.
  • Sasia 250 ml
Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 46976

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

240 Lekë
Shitur (8)
I disponueshëm
250 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
135 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
- 71 L
219 Lekë
290 Lekë
Shitur (8)
1 ne stok

Përshkrimi

MASKË E GATSHME PËR FYTYRË DHE TRUP.

ME ARGJILË TË GJELBËR, VAJRA ESENCIALË DHE EKSTRAKTE BIMORE.

Për të gjitha moshat dhe tipet e lëkurës.

Argjila ka funksione të rëndësishëme për lëkurën. Ajo ka aftësinë të bëjë epidermën të përshkrueshme; e ushqen me substanca aktive përthith toksinat që lëshon lëkura.

Ka funksione të shkëlqyera absorbuese, të cilat bëjnë që organizmi të nxjerrë jashtë molekulat apo mikroorganizmat e padëshiruar. Argjila rrit funksionet jetësore dhe ushtron veprim ekuilibrues dhe stimulon indet, ka aftësi rimineralizuese në saj të përbërjes së saj kimike, ka veti drenuese dhe detoksifikuese, si dhe veti qetësuese të cilat ndihmojnë për eleminimin e dhimbjeve dhe irritimeve.

Këto veti të argjilës mund të përforcohen me vajra esencialë 100% të pastër, por edhe me përdorimin e ujrave aromatikë të ndryshëm si zëvendesues i ujit në përgatitjen e saj.

Maskë e gatshme për fytyrë dhe për trup, për të gjitha moshat.

Përtërin lëkurën dhe e bën të lëmuar, të shkëlqyeshme dhe të freskët falë fuqisë së Argjilës së Gjelbër Argital, Acidit gama-linoleik që gjendet në përmbajtjen e vajit të farës së Borraxhinës (Borago Officinalis), të Azulenit në përmbajtjen e ekstraktit të lules së Kalendulës (Calendula Officinalis), dhe të Silicit në përmbajtjen e bimës së Bishtit të Kalit (Equisetum Arvense)

Për më tepër, vaji esencial i Livandos Demeter (Lavandula Hybrida), dhuron një ndjesi kënaqësie dhe ushtron një veprim freskues dhe mbrojtës, ndërsa gliceroli bimor ushtron veprim hidratues.

FUSHAT E PËRDORIMIT:

• maskë për fytyrën dhe qafën me veprim antirrudhë

• pastrues për një pastrim të thellë për lëkurë me akne.• maskë për vithe të forta dhe të lëmuara

• maskë për uljen e barkut

• maskë për çarjet e lëkurës dhe celulitin

• maskë për flokët

• maskë qetësuese për shpinën

• maskë për kapilarët dhe venat varikoze (variçet)

• për trajtimin e pickimit nga insektet

• për mbrojtjen e lëkurës gjatë trajtimeve spitalore me rrezatim.

Sasia 250 ml

ÇERTIFIKIMET BIO: DEMETER , BDIH , ICEA , ICEA VEGAN

 

PËRDORIMI:

Lajeni fytyrën apo trupin me ujë të ngrohtë dhe me sapun apo shampo, që lëkura të jetë e pastër dhe të hapen poret. Shtypni tubetin ARGILTUBO dhe nxirrni sasinë e dëshiruar të produktit në pjesën e trupit që dëshironi të trajtoni. Shpërndajeni me majat e gishtave ose me shpatull të vogël dhe lëreni të veprojë disa minuta (më poshtë do gjeni kohëzgjatjen e aplikimit sipas tipit të lëkurës ose zonës ku aplikohet).

Lajeni pjesën e trajtuar me Argiltubo me ujë të bollshëm ose me një sfungjer të lagur. Kur të përfundojë tubeti, mund ta prisni me gërshërë, në mënyrë që të konsumoni të gjithë pjesën e mbetur të pastës Argiltubo.

MASKË PËR FYTYRË ME AKNE

- Koha e mbajtjes së maskës 30 min.

Sugjerim: Pasi të jetë përdorur maska Argiltubo, për efekte maksimale ndaj akneve, sugjerohet të përdoret Kremi Violetë Argital ose Kremi me Bardana Argital.

MASKË PËR FYTYRËN, QAFËN DHE KRAHARORIN ME VEPRIM ANTIRRUDHË DHE PËR NJË PASTRIM TË THELLË

- Për lëkurë të yndyrshme, koha e mbajtjes së maskës 30 min.

- Për lëkurë të thatë, koha e mbajtjes së maskës 10 min.

MASKË PËR GJOKSIN, FORCUESE, PASTRUESE DHE LËMUESE

- Koha e mbajtjes së maskës 10-20 min.

Sugjerim: Pasi të jetë përdorur maska Argiltubo, për efekte maksimale, sugjerohet të përdoret Kremi Violetë Argital.

MASKË PËR VITHET, FORCUESE DHE LËMUESE

- Koha e mbajtjes së maskës 20 min.

Sugjerim: Pasi të jetë përdorur maska Argiltubo, për efekte maksimale, sugjerohet të përdoret Kremi Florè Argital, me efekt forcues.

MASKË PËR ULJEN E BARKUT

Në këtë rast këshillohet trajtimi specifik Argital me bazë Baltë Dobësuese.

MASKË PËR ÇARJET E LËKURËS (STRIJAT)

- Koha e mbajtjes së maskës 20 min.

Sugjerim: Pasi të jetë përdorur maska Argiltubo, për efekte maksimale, sugjerohet të përdoret Kremi Florè Argital, dhe Vaj Qetësues me ekstrakt të Barit të Bletës (Melisa officinalis)

MASKË PËR CELULITIN

Në këtë rast këshillohet trajtimi specifik Argital me bazë Baltë Dobësuese, kremin dobësues Florange dhe kremin forcues Florè.

MASKË PËR FLOKËT

- Koha e mbajtjes së maskës 5 min.

Maska aplikohet në flokët e lagur. Masazhohet butësisht skalpi i kokës dhe floku, dhe shplahet me ujë të bollshëm.

MASKË PËR QETËSIMIN E SHPINËS

Në rastin e qetësimit të shpinës së lodhur, këshillohet trajtimi specifik Argital me bazë Fango Scaldante (Baltë me vajra esencialë), Kremin e Argjilës së Bardhë dhe Krem me ekstrakt Arnike.

MASKË PËR KAPILARËT DHE VENAT VARIKOZE

- Koha e mbajtjes së maskës 20 min.

Sugjerim: Pasi të jetë përdorur maska Argiltubo, për efekte maksimale, sugjerohet të përdoret Kremi me ekstrakte të bimëve Thuja dhe Hamamelis dhe Vajin për Vena dhe Kapilarë.

MASKË PËR SCRUB

- Koha e mbajtjes së maskës 30 - 45 min. Kur përdoret si scrub, është e rëndësishme që maska të jetë thuajse e thatë, kështu që pastrojeni me një sfungjer të lagur.

MASKË KUNDËR PICKIMIT NGA INSEKTET

- Koha e mbajtjes së maskës 10 min. Në rastin e pickimit nga insektet apo djegia nga gjallesat ujore (si kandili i detit, etj), aplilkoni në vendin e pickimit një sasi paste Argiltubo. Vendi i pickimit mund të lyhet më pas me Kremin me ekstrakte të bimëve Thuja dhe Hamamelis

MASKË KUNDËR RREZATIMEVE SPITALORE 

- Koha e mbajtjes së maskës 15 min.

Në rastin e trajtimeve me rrezatim spitalor (si Cobalt, etj), mund të trajtoni zonën e përqëndrimit të rrezeve, para dhe pas seancës së rrezatimit, për të shmangur krijimin e plagëve në lëkurë

Specifikat

Marka Argital

Reviews (0)