1 000 Lekë


Përshkrimi

  • MASKË PËR FLOKËT, FYTYRËN DHE TRUPIN
  • Argjila e gjelbër fine, në sajë të përbërjes me oligoelementë dhe kripëra minerale, ka veti të jashtëzakonshme antirrudhë, pastruese dhe tonifikuese. Lexoni më poshtë recetat e përgatitjes.
  • Sasia 1 kg
  • E ÇERTIFIKUAR BIO-ORGANIKE
Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 46978

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

240 Lekë
Shitur (8)
I disponueshëm
250 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
135 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
- 71 L
219 Lekë
290 Lekë
Shitur (8)
1 ne stok

Përshkrimi

MASKË PËR FLOKËT, FYTYRËN DHE TRUPIN

Argjila e gjelbër fine, në sajë të përbërjes me oligoelementë dhe kripëra minerale, ka veti të jashtëzakonshme antirrudhë, pastruese dhe tonifikuese. 

Argjila ka funksione të rëndësishëme për lëkurën. Ajo ka aftësinë të bëjë epidermën të përshkrueshme; e ushqen me substanca aktive përthith toksinat që lëshon lëkura.

Ka funksione të shkëlqyera absorbuese, të cilat bëjnë që organizmi të nxjerrë jashtë molekulat apo mikroorganizmat e padëshiruar. Argjila rrit funksionet jetësore dhe ushtron veprim ekuilibrues dhe stimulon indet, ka aftësi rimineralizuese në saj të përbërjes së saj kimike, ka veti drenuese dhe detoksifikuese, si dhe veti qetësuese të cilat ndihmojnë për eleminimin e dhimbjeve dhe irritimeve.

Këto veti të argjilës mund të përforcohen me vajra esencialë 100% të pastër, por edhe me përdorimin e ujrave aromatikë të ndryshëm si zëvendesues i ujit në përgatitjen e saj.

Argjila e gjelbër, në sajë të përbërjes me oligoelementë dhe kripëra minerale, ka veti të jashtëzakonshme antirrudhë, pastruese dhe tonifikuese.

FUSHAT E PËRDORIMIT:

• maskë për fytyrën dhe qafën me veprim antirrudhë
• pastrues për një pastrim të thellë për lëkurë me akne
• maskë për vithe të forta dhe të lëmuara 
• maskë për uljen e barkut 
• maskë për çarjet e lëkurës dhe celulitin
• maskë për flokët

Sasia 1 kg

ÇERTIFIKIMET BIO: BDIH, ICEA VEGAN

 

PËRDORIMI:

Lajeni fytyrën apo trupin me ujë të ngrohtë dhe me sapun apo shampo, që lëkura të jetë e pastër dhe të hapen poret. Aplikoni me majat e gishtave ose me shpatull të vogël argjilën e përgatitur dhe lëreni të veprojë disa minuta (më poshtë do gjeni kohëzgjatjen e aplikimit sipas tipit të lëkurës ose zonës ku aplikohet).

Lajeni pjesën e trajtuar me Argjilë me ujë të bollshëm ose me një sfungjer të lagur.

Receta për maskë me argjilë të gjelbër
Argjila e gjelbër e përzierë me ujë transformohet në një krem me ngjyrë të gjelbër të bukur, me shkëlqim dhe me konsistencë plastike. Kur bie në kontakt me lëkurën, vërehet një ndjenjë e këndshme mirëqenieje.

• Maska bazë
1 gotë Argjilë e gjelbër, 1 lugë çaji mjaltë , 1 lugë çaji vaj bajame ose vaj ulliri ekstra i virgjër , ½ gotë ujë mineral natyral.
Katër substanca natyrale të pasura me fuqi dhe nxehtësi diellore.
Në një tas shkrini mjaltin në ujë, shtoni vajin, përziejini dhe shtoni nga pak duke e përzierë fort argjilën. Vazhdoni ta përzieni derisa të përfitoni një krem homogjen dhe me shkëlqim.
Këshilla: Rreth 3 minuta pas aplikimit do te filloni të ndjeni një tërheqje të lëkurës, dhe është një reaksion normal. Pasi të keni hequr maskën, në disa raste, mund të ndjeni pickime të lehta apo skuqje të lëkurës (kryesisht te lëkurat e ndjeshme; edhe ky është një reaksion normal. E rëndësishme: Disa minuta pas aplikimit do të keni një ndjenjë freskie dhe rekaksi të lëkurës, ndëersa pasi të keni hequr maskën, do të vëreni që lëkura juaj është bërë më e butë.
Këshilla për një përdorim më të mirë: përhapeni me shpatull mbi fytyrë dhe ballë, dhe lëreni aq kohë sa duhet (e treguar në recetë), pastaj pastrojeni pjesën e trajtuar duke përdorur një sfungjer të lagur me ujë të bollshëm.

• Maskë për lëkurë normale
Maskës bazë, i shtoni gjysëm luge çaji vaj embrion gruri dhe përziejeni mirë. Për efekte maksimale, mund t’i shtoni dhe 1-3 pika vaj esencial lavande.
Koha e aplikimit: 10 minuta.

• Maskë për lëkurë të thatë
Maskës bazë, i shtoni dy lugë gjelle me çaj gjethesh mëllage, 2.5 lugë çaji vaj rosa mosqueta ose vaj borragine, dhe përziejini mirë të gjitha.
Koha e aplikimit: 5 minuta.

 Maskë për lëkurë të yndyrshme (gjallëruese dhe freskuese)
Maskës bazë, i shtoni një lugë gjelle lëng limoni ose qitroje të shtrydhura në çast, dhe përziejini mirë. Për efekte maksimale, mund t’i shtoni dhe 1-3 pika vaj esencial limoni.
Koha e aplikimit: 10 minuta.

• Maskë për qafën (gushën) (hidratuese, rrit elasticitetin)
Maskës bazë, i shtoni dy lugë gjelle qumësht soje, dhe përziejini mirë. Për efekte maksimale, mund t’i shtoni dhe 1-3 pika vaj esencial sandali.
Koha e aplikimit: 15 minuta.

• Maskë për gjoksin (forcues)
Maskës bazë, i shtoni dy lugë gjelle çaj nga gjethet e Salvia, dhe përziejini mirë. Për efekte maksimale, mund t’i shtoni dhe 1-3 pika vaj esencial Rosa ose Ylang-Ylang.
Koha e aplikimit: 10-20 minuta.

• Maskë për të pasmet (forcues)
Maskës bazë, i shtoni dy lugë gjelle lëng ftoi ose mollë jeshile, një lugë çaji vaj farra rrushi dhe përziejini mirë. Për efekte maksimale, mund t’i shtoni dhe 1-3 pika vaj esencial Rozmarine.
Koha e aplikimit: 10-20 minuta.

• Maskë për uljen e barkut
Maskës bazë, i shtoni dy lugë gjelle vaj recini përziejini mirë. Për efekte maksimale, mund t’i shtoni dhe 1-3 pika vaj esencial Glikanxoje ose Finoku.
Koha e aplikimit: 10-20 minuta.

• Maskë për shpinën (relaksues)
Maskës bazë, i shtoni dy lugë gjelle çaj lule & gjethe Amica Montana dhe përziejini mirë. Për efekte maksimale, mund t’i shtoni dhe 1-3 pika vaj esencial Kanelle ose Trumëze (Timo).
Koha e aplikimit: 15-20 minuta.

• Maskë për çarjet e lëkurës
Maskës bazë, i shtoni dy lugë gjelle lëng karrote, një lugë çaji vaj Fara Rrushi, një lugë çaji vaj Avokado dhe përziejini mirë. Për efekte maksimale, mund t’i shtoni dhe 1-3 pika vaj esencial Melissa
Koha e aplikimit: 10-20 minuta.

• Maskë për trajtimin kozmetik të çarjeve të lëkurës (stretch marks)
Maskës bazë, i shtoni një lugë çaji vaj esencial te Portokallit të ëmbël.dhe perziejini mirë.
Koha e aplikimit: 10-20 minuta.

• Maskë për flokët (trash dhe forcon flokët)
Në maskën bazë shtoni katër lugë gjelle çaj nga bima Bisht Kali( kjo maskë duhet të jetë e lëngshme që të aplikohet me lehtësi në flokë dhe scalp), dhe përziejini mirë. Për efekte maksimale, mund t’i shtoni dhe 1-3 pika vaj esencial Ylang-Ylang. Apllikoni maskën mbi flokë të lagur duke pasur kujdes që të aplikohët përgjatë gjithë flokut dhe skalpit, dhe vendosni kapuç dushi. Pas 10 minutash shplajeni kokën me ujë të ngrohtë. Mund të përdorni dhe shampo; rekomandojmë një nga tre shampot Argital: për flokë të yndyrshëm me zbokth, për flokë normalë ose të thatë, për flokë biondë.
Koha e aplikimit: 10 minuta.

 Banjo për dobësim
Shtoni në vaskën e mbushur me ujë të ngrohtë, 3-4 duar argjilë fine. Sapo argjila të bjerë në ujë, shpërndahet vetë në gjithë vaskën. Banjo me argjilë nuk e ndot lëkurën, megjithatë sugjerohet një shplarje pas daljes nga vaska. Do të shikoni që lëkura juaj do të bëhet më e lëmuar.
Argjila nuk bllokon tubacionet e shkarkimit.

 Larje vaginale
Në një legen ose bide të mbushur me ujë të vakët, shtoni një lugë Argjilë Aktive dhe përziejeni. Me këtë tretësirë argjile bëni larjën. sipërfaqësore ose shplarje të brendshme. Për këtë të fundit, hidheni tretësirën në një shplarës vaginal të posaçëm.. Në fund të procesit, nuk është e nevojshme shplarja me ujë të pastër.

• Banjo për duart dhe këmbët (relaksuese)
Në një legen ose bidè të mbushur me ujë të ngrohtë, shtoni një lugë Argjilë Fine, fusni këmbët dhe masazhojini me njëra-tjetrën. Mund të alternoni këmbët dhe duart. Vazhdoni deri sa uji të jetë ftohur. Për efekte maksimale, mund t’i shtoni dhe 1-3 pika vaj esencial Melissa ose Lavanda.

Specifikat

Marka Argital

Reviews (0)