1 200 Lekë


Përshkrimi

  • Vetëm me argjilë të bardhë dhe ujë mund të mbrosh dhe rigjenerosh lëkurën. Argjila e bardhë përdorët kundër strijave, rrudhave, dhe stimulon dhe ekuilibron lëkurën duke e ushqyer me minerale. E pasur me Silic, favorizon eleminimin e toksinave në lëkurë. Lexoni më poshtë recetat e përgatitjes.
  • Sasia 1 kg
  • E ÇERTIFIKUAR BIO-ORGANIKE
Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 46982

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

240 Lekë
Shitur (8)
I disponueshëm
250 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
135 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
- 71 L
219 Lekë
290 Lekë
Shitur (8)
1 ne stok

Përshkrimi

PËR NJË MASKË PASTRUESE DHE FRESKUESE PËR LËKURË TË THATË.

MASKË IDEALE PËR FLOKËT.

Argjila ka funksione të rëndësishëme për lëkurën. Ajo ka aftësinë të bëjë epidermën të përshkrueshme; e ushqen me substanca aktive përthith toksinat që lëshon lëkura.

Ka funksione të shkëlqyera absorbuese, të cilat bëjnë që organizmi të nxjerrë jashtë molekulat apo mikroorganizmat e padëshiruar. Argjila rrit funksionet jetësore dhe ushtron veprim ekuilibrues dhe stimulon indet, ka aftësi rimineralizuese në saj të përbërjes së saj kimike, ka veti drenuese dhe detoksifikuese, si dhe veti qetësuese të cilat ndihmojnë për eleminimin e dhimbjeve dhe irritimeve.

Këto veti të argjilës mund të përforcohen me vajra esencialë 100% të pastër, por edhe me përdorimin e ujrave aromatikë të ndryshëm si zëvendesues i ujit në përgatitjen e saj.

Argjila e bardhë është perfektë për pastrimin dhe freskimin e lëkurës së thatë dhe si maskë për flokët. Vetëm me argjilë të bardhë dhe ujë mund të mbrosh dhe rigjenerosh lëkurën. Argjila e bardhë përdorët kundër strijave, rrudhave, dhe stimulon dhe ekuilibron lëkurën duke e ushqyer me minerale.

E pasur me Silic, favorizon eleminimin e toksinave në lëkurë.

IDEALE PËR T’U PËRDORUR SI:

• maskë për fytyrën dhe qafën me veprim antirrudhë,
• pastrues për një pastrim të thellë për lëkurë me puçrra,
• maskë për vithe të forta dhe të lëmuara,
• maskë për uljen e barkut,
• maskë për çarjet e lëkurës dhe celulitin,
• maskë për flokët,

Sasia 1 kg

ÇERTIFIKIMET BIO: BDIH – ICEA VEGAN

 

PËRDORIMI:

Lajeni fytyrën apo trupin me ujë të ngrohtë dhe me sapun apo shampo, që lëkura të jetë e pastër dhe të hapen poret. Aplikoni me majat e gishtave ose me shpatull të vogël argjilën e përgatitur dhe lëreni të veprojë disa minuta (më poshtë do gjeni kohëzgjatjen e aplikimit sipas tipit të lëkurës ose zonës ku aplikohet).

Lajeni pjesën e trajtuar me Argjilë me ujë të bollshëm ose me një sfungjer të lagur.

Receta për maskë fytyre apo trupi me argjilë të bardhë:
1/2 gotë Argjilë, 1 lugë çaji mjaltë , 1 lugë çaji vaj bajame ose vaj ulliri ekstra i virgjër , 1/4 gotë ujë mineral natyral. Për efekte maksimale, mund t’i shtoni dhe 3 pika vaj esencial lavande (lavanda ibrida).
Në një tas shkrini mjaltin në ujë, shtoni vajin, përziejini dhe shtoni nga pak duke e përzierë fort argjilën. Vazhdoni ta përzieni derisa të përfitoni një krem homogjen dhe me shkëlqim.
Aplikojeni me një trashësi rreth 2-3 mm dhe mbajeni rreth 15-20 min. Shplajeni me ujë të bollshëm.

Receta për maskë floku apo trupi me argjilë të bardhë:
Përdorni recetën e përshkruar më sipër, por duke i shtuar më shumë ujë për ta holluar, në mënyrë që të depërtojë më mirë në skalp. Mbajeni rreth 10 min, dhe lajeni kokën.

Mund ta përdorni dhe në vaskë, duke tretur një sasi argjile në ujë.

Specifikat

Marka Argital

Reviews (0)