Biografia e Moisiut gëzon pasuri dhe vlera që do t'i dëshironin çdo njeri i rangut të tij. Maks Brod shkruan për të: "Hamlet është shkruar vetëm për Moisiun dhe vetëm ai mund ta interpretonte." K. Stanislavski shkruan: "Një artist edhe një njeri kaq i madh sa Moisiu, i përket gjithë botës".
I ri
Emri i tij i fali Shqipërisë një nga dimensionet më interesante dhe të jashtëzakonshme. Rolet e tij qenë një kolane brilante e artit pamor të dramës. Është për t'u çuditur se, megjithëse luajti personazhe të interpretuara nga majat e aktrimit botëror, përsëri ishte krejt i veçantë dhe po kaq i madh sa edhe kolegët e tij europiane. Në këto dimensione, në këtë arenë, hyri me modesti, u zhvillua universalisht dhe mbylli jetën i rrethuar nga respekti dhe admirimi aktori Aleksandër Moisiu.