Habia është aftësia për të pyetur për një dukuri të qartë, dmth për diçka që na pengon ta shohim dhe ta kuptojmë botën në çast. E para prej dukurive është vetë qenia, pra ekzistenca e materies dhe e botës. Prej kësaj çështjeje, kaq e thjeshtë në pamje të parë, shekuj më parë lindi në Greqi ai lloj meditimi që nuk ka rreshtur së dhëni hov mendimit: filozofia.
I ri
Idetë dhe teoritë e disa filozofëve, si Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegeli, Marksi, Niçja, përshkruhen në një formë mjaft interesante e me një gjuhë të përshtatshme. Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim, e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe dhe objekti i saj i parë: habia. Historia e kësaj habie, vazhdimisht të trajtuar, përherë të gjallë, gjithmonë të riformuluar, Zhanë Hersh na e tregon duke u nisur prej disa filozofëve perëndimorë: parasokratikët, Sokrati, Platoni, Aristoteli, epikurianët, stoikët, Shën Agustini, Thoma d'Akuini, Dekarti, Spinoza, Laibnici, Loku, Kanti, Hegeli, Frojdi, Bergsoni, Kirekegori, Niçja, Haserli, Hajdegeri, Jaspersi. Gjithashtu, autorja na thotë se kjo histori e filozofisë është ashtu siç ka qenë filozofia në të gjitha kohërat: aktuale.