Histori e gjuhësisë, por edhe histori e kulturës, që nga zanafilla deri në ditët tona. Paraqiten rrethanat historike dhe klima kulturore, në të cilat panë dritën teoritë e ndryshme gjuhësore. Ky botim i ri është pasuruar me një kapitull të ri mbi gjuhësinë e shekullit XX, i cili i hartuar në fund të shekullit të kaluar, ndihmon për kryerjen e një bilanci mbi zhvillimet e kësaj disipline.
I ri
Ky vëllim synon t'i japë lexuesit një pamje tërësore të rrethanave historike dhe të klimës kulturore, në të cilat panë dritën teoritë e ndryshme gjuhësore. Histori e gjuhësisë, natyrisht, por edhe histori e kulturës, që nga zanafilla në Greqinë e Lashtë, duke vijuar përmes zhvillimeve të botës romake, Mesjetës dhe Rilindjes deri në kohët moderne. Tradita gjuhësore evropiane ka përfituar më së mirë nga lidhjet dhe kontaktet me traditat e tjera (indiane, kineze, arabe, hebraike), të cilave gjuhësia evropiane u detyrohet për ndihmesat e tyre shpeshherë me rëndësi vendimtare, si në rastin e veprave të gramatikanëve të lashtë indianë. Robert H. Robins është profesor Emeritus i Gjuhësisë së Përgjithshme në Universitetin e Londrës. Ai është autor i mjaft veprave, ndër të cilat përmendim: "Ancient and Medieval Grammatical Theory in Europe" (1951), "The Byzantinë Grammarians, their place in histori" (1993), si dhe redaktor i shumë përmbledhjeve me ndihmesa mjaft të rëndësishme mbi çështje të ndryshme të gjuhësisë.