Nëse do të kishe mundësi të jetoje jetën për herë të dytë, çfarë do të bëje ti?! Këtë çështje trajton me shumë zgjuarsi dhe dhembshuri, Kate Atkinson-i, e cila arrin të gjejë ngrohtësi edhe në çastet më të errëta të jetës, duke shfaqur një aftësi të jashtëzakonshme për të na rikthyer të shkuarën. Në këtë libër, ajo na shfaqet në formën e saj më të thellë dhe krijuese.
I ri
Po sikur të të jepet mundësia ta jetosh jetën përsëri e përsëri, deri sa, më në fund, ta bësh ashtu siç duhet?
Po sikur të kemi një mundësi të dytë për gjithçka?
Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën?
A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm?
A do të doje?
Një natë të ftohtë, me dëborë, lindi Ursula Todi, fëmija i tretë i një bankieri të pasur dhe gruas së tij. Fatkeqësisht, vdiq para se të merrte frymën e parë.
Të njëjtën natë të ftohtë e me dëborë, Ursula Todi lindi, lëshoi një të qartë të thekshme dhe nisi jetën e saj të pazakontë.
Ndërkohë që rritej, vdiq shumë herë, në një varg mënyrash të ndryshme. Sigurisht që historia dhe autorja kishin plane për të. Në fatin e Ursulës qëndron vetë fati i njerëzimit.
Kështu nis jeta e jashtëzakonshme e Ursula Todit, një jetë që, me kalimin e viteve, copëzohet shumë e shumë herë, ndërkohë që njerëzimi zhytet pa u ndalur në tragjedinë e luftës. A do ta gjejë Ursula jetë pas jete, forcën të ndryshojë fatin e saj, të njerëzve që takon dhe të gjithë njerëzimit?