700 Lekë


Përshkrimi

Më se një duzinë grupesh etnike, që nga akinxhinjtë deri te batalionet e elitës së jeniçerëve apo të serdengjeshtlerëve, të renditur në mënyrë hierarkike, përbëjnë kontingjentin e trupave...

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 26388

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 800 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
700 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
500 Lekë
I disponueshëm
700 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (2)
3 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
2 ne stok
500 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
700 Lekë
I disponueshëm
850 Lekë
Shitur (2)
2 ne stok
600 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 200 Lekë
2 ne stok
1 990 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 290 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm

Përshkrimi

Më se një duzinë grupesh etnike, që nga akinxhinjtë deri te batalionet e elitës së jeniçerëve apo të serdengjeshtlerëve, të renditur në mënyrë hierarkike, përbëjnë kontingjentin e trupave osmane. Në kampin e turqve gjendet gjithçka që i duhet ushtrisë dhe kryekomandantit të saj të përgjithshëm, Tursun Pashait, për fuqizimin e forcës së tyre luftarake - që nga fonderia e derdhjes së topave deri te hanëmet nazike të haremit.

Në fillim mënyra e tregimit të këtij romani është irrituese, sepse nuk pritet që një autor shqiptar të rrëfejë nga këndvështrimi i pushtuesve të mëvonshëm. Por shpejt kjo perspektivë bëhet bindëse, sepse ajo arrin të hedhë dritë mbi karakterin psikologjik të kundërshtarit.

Tursun Pashai karakterizohet nga një pasion i çmendur për pushtet, i cili e kthen mënyrën e tij të të vepruarit në një refleks të ulët, të pamenduar. Nga ky rrethim varet tërë nderi i tij personal, asnjë përllogaritje politike nuk ka më rëndësi...

Komente mbi autorin

"Nuk dyshoj që Kadareja është një shkrimtar heretik. Nuk është e mjaftueshme ta quash atë, siç kam thënë dikur, Jetvushenko shqiptar. Jetvushenko është thjesht një rebel. Dallimi midis një rebeli dhe një heretiku është se i pari shpreh zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet pas pak, ndërsa heretiku është i qëndrueshëm në kundërshtimin e tij, ka një vijë veprimi dhe një strategji të sjelljes që buron nga parimet."

Arshi Pipa

"E kanë krahasuar me Gogolin, me Kafkën, me Oruellin. Por ai i Kadaresë është zë origjinal, universal, e prapë me rrënjë të thella në tokën e vet."

Shusha Guppy, Independent on Sunday

"Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë."

Alain Bosquet, Le Quotidien de Paris

"Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës... Vepra e tij, sa ç'është ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim."

Michael Kleeberg, Die Welt

"Gjëja më ideale në letërsi është kur lexon diçka të sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike. Kjo gjë ideale ka për titull përmbledhjen "Përballë pasqyrës së një gruaje" dhe i përket më të madhit shkrimtar gjallë të kohës: Ismail Kadaresë."

Guillaume Allary, Elle

"Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella... Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton... Jepjani Kadaresë çmimin Nobel!"

Magazine Litteraire

"Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjtha gjuhët."

Bruce Bawer, Wall Street Journal

"E kemi thënë më parë dhe do ta themi prapë: kur do ta njohë Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli?"

Figaro Littèraire, Paris

"Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal me një traditë narracioni që e ka origjinën nga Homeri."

John Carey

"Kadare mundi titanët ndërkombëtarë të letërsisë me çmimin Booker."

The Guardian

"Është kjo anë vizionare, që përbën forcën madhore të një njëzet librave të Kadaresë, romancier që rrok historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane."

Histori e Letërsisë Europiane, Hachette, Paris

"Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike dhe me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura."

Dominique Fernandez

Produktet që keni parë

Reviews (0)