Magda nuk kishte mbushur ende një vjeç kur të ëmën e vranë, prandaj i ati, Xhoni, e çoi të jetonte në pyll me Marianën, Gruan e Pyllit. Aty ajo mësoi të shëronte të sëmurët dhe mësoi artin e...
I ri
Magda nuk kishte mbushur ende një vjeç kur të ëmën e vranë, prandaj i ati, Xhoni, e çoi të jetonte në pyll me Marianën, Gruan e Pyllit. Aty ajo mësoi të shëronte të sëmurët dhe mësoi artin e mbijetesës në pyll, në saje të shkathtësisë në hark e luftime.
Tanimë Magda mezi pret të njohë botën, ajo dëshiron një jetë plot aventura përtej kufijve të pyllit.
Kur ngado hapet fjala se Ledi Matilda dhe e bija, Izabela, janë kapur e mbahen në kullë të mbyllura nga sherifi mizor i Notingamit, Magda është gati për veprim. Kjo është mundësia e artë për të bashkuar forcat me Xhonin, babanë, dhe Robin Hudin e bandën e tij të jashtëligjshme, për të cilin ka dëgjuar shumë.
Por Magdës as nuk i shkon nëpër mend që kjo është edhe mundësia për t’u përballur me vrasësin katil, që dikur i vrau të ëmën dhe e la jetime.