Tani që shkolla po mbaron, ky libër mund të jetë një mik i shkëlqyer përgjatë pushimeve verore për fëmijën tuaj. Krahas lojërave, plazhit dhe aventurave, në këtë tekst fëmijët mund të rrisin imagjinatën, aftësitë dhe mbajnë të gjalla njohurit që janë marrë përgjatë vitit në shkollë. Në tekst ka përralla, lojëra, ushtrime matematike dhe gjuhe për nxënës që kanë mbaruar klasën e parë.
I ri
Ky tekst është ndërtuar në përputhje me programet e Ministrisë së Arsimit për ciklin 9-vjeçar, duke u fokusuar tek kurrikula e klasës së pestë. Ai vlen për tu përdorur jo vetëm gjatë verës, por edhe gjatë gjithë vitit të ri shkollor. Libri ka karakter përforcues të njohurive të dhëna këto në formë lojërash.
Lënda mësimore është ndërtuar në mënyrë të tillë që nxënësit nëpërmjet figurave dhe modeleve të gatshme të kuptojë se çfarë duhet të bëjë, por shpeshherë ai do të ketë nevojë edhe për ndihmën e prindërit.
Nxënësit janë të lutur që ti lexojnë në shumicën e rasteve më shumë se një herë kërkesat për ushtrime në mënyrë që ti kuptojnë sa më mirë.
Nga Ermira Zoto