Hipnotizues dhe misterioz, nuk mund ta lëshosh nga dora. Një rrëfim rreth miqësisë së fortë dhe zbulimeve të rrezikshme. Fitues i çmimit “The Oxfordshire Book Awards” 2013
I ri
Në një verë të mbushur me sekrete, e vetmja gjë që Beki di është se gjithçka mund të ndryshojë në rrahjen e krahëve të një fluture...
Kur Beki gjen një foto të vjetër nën shtratin e mamasë së saj, kupton se gjithçka që e rrethonte ishte një gënjeshtër e madhe. I vetmi vend ku gjen qetësi është Kopshti i fluturave, me shoqen e saj të re Roza Mei. Por me karakterin e papërmbajtshëm dhe humorin e paparashikueshëm, a po i fsheh diçka mikja e saj? Në atë verë të nxehtë gjithë diell, duket se Beki është e vetmja në errësirë.
Nga Anne-Marie Conway
Faqe: 230
Grupmosha: Mbi 14 vjeç
Shtëpia botuese: Muza Botime