Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje.
I ri
Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t'i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë.
E megjithatë nazistët i gjuajnë si të zijosur, dhe kur i gjejnë i shkrumbojnë, sepse librat janë shumë të rrezikshëm: të shtyjnë të mendosh. Ishin vetëm tetë libra, disa thuajse të shkatërruar. Por ishin libra.
Dhe në atë vend aq të zymtë, ku qeniet njerëzore ishin katandisur në hije të vetvetes, ata libra i jepnin flatra kujtesës dhe e shpinin në kohë më pak të mynxyrshme, më dashamire, kohë kur fjalët kumbonin fort mbi të shtënat e automatikëve. Një epokë e perënduar.

Nga Antonio Iturbe
Faqe: 392
Grupmosha: Mbi 14 vjeç
Shtëpia botuese: Morava