“Bijat e gjeneralit”, historia e Marsinës dhe Martinës, dy binjakeve, bija të një ushtaraku të lartë në karrierë në kohën e diktaturës në Shqipëri. Ndajnë po të njëjtat dashuri për dy burrat e jetës së tyre: për babanë komunist dhe Jetonin “me kleçkë” në biografi.
I ri
Dy zgjedhje të vështira që përgatisin një tragjedi. Një roman psikologjik turbullues, i shkruar në vetë të dytë, si kërkim ngulmues i fajtorit tek tjetri, krejt i ngjashëm me veten. Personazhe të dyzuara, me zhvillime dhe përfundime të befasishme. Një rrëfim intim për seksin dhe dhunën, për sistemin dhe kaosin, për ndjenjën dhe detyrën, për ambicien dhe rivalitetin.
__
“Është pak a shumë një Hiroshimë, kur përmasat e katastrofës i shohim pasi vala goditëse ka kaluar dhe numërohen viktimat.
Viktimat janë: dëshira të vrara, zgjedhje të detyruara, liri të grabitura.
Duke përshkruar ndjesitë dhe jo direkt realitetin, pasojat dhe jo veprimin, autorja Mimoza Hysa ka mundur të realizojë më së miri një roman tronditës”.
—Bashkim Hoxha
Nga Mimoza Hysa
Faqe: 176
Grupmosha: Mbi 14 vjeç