Budapest, 1944. Në Evropën e shkatërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë se kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë.
I ri
Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë. Të dy botët do të hyjnë në një konfl ikt të heshtur i cili do ta ndryshojë në mënyrë dramatike jetën e personazheve.Teksa Bora pret çdo ditë vizitën e ofi cerit nazist i cili kërkon një portret nga piktori i shquar, të burgosurit poshtë e gjejnë shpëtimin te kënaqësia e dashurisë, lidhja më e pastër me jetën përballë grackës së vdekjes.
Kthesat e papritura të fatit do t’i detyrojnë Borën dhe Margën të mërgohen në Argjentinë, ku jeta do t’i befasojë dhe do t’i tmerrojë përsëri.
Federico Andahazi është fitues i shumë çmimeve letrare, në Argjentinë dhe jashtë saj. Ai është sot, shkrimtari argjentinas më i përkthyeri në gjuhët e ndryshme të botës. Botohet për herë të parë në gjuhën shqipe.