Një histori rrëmbyese, zemërthyese për faljen, shpresën dhe dashurinë e qëndrueshme.
I ri
Bestseller ndërkombëtar që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës
Më 1982, gjashtëmbëdhjetëvjeçarja Marina Nemat u arrestua për akuza të rreme nga rojat revolucionare iraniane dhe u torturua në burgun famëkeq Evin të Teheranit. Në një kohë kur shumica e vajzave adoleshente të Europës Perëndimore zgjidhnin fustanin e mbrëmjes së maturës, Nemat dëgjonte të shtëna armësh dhe mësonte për shokët e saj që ekzekutoheshin. Ajo ishte dënuar me vdekje, por mbijetoi sepse një nga hetuesit, familja e të cilit ishte shumë e lidhur me regjimin e Khomeinit, iu lut atij për jetën e saj. Por çmimi që duhej të paguante ishte i lartë: Nemat duhet të martohej me hetuesin, Aliun. Në mënyrë ironike, familja e Aliut i siguroi lirinë pas vrasjes së tij. Ajo iu bashkua familjes së saj, por ishte krejtësisht e traumatizuar nga ngurrimi i tyre për të pranuar përvojën e saj të hidhur. I fuqishëm dhe shumë i ndjerë, "E burgosura e Teheranit" është një rrëfim i jashtëzakonshëm për besimin dhe mbijetesën.
Thanë për librin:
"Ky libër është një akt trimërie dhe dhembshurie. Fjalët e saj, të punuara mirë dhe të ndjera me zemër, vënë në dukje dilemën shokuese dhe sistemin e tmerrshëm që u përpoq ta ndrydhte atë."
The Globe and Mail
"Një nga kujtimet më të shkëlqyera të shkruara ndonjëherë nga një kanadeze. E burgosura e Teheranit është thjesht një histori mahnitëse."
Macleali 's
"Një histori rrëmbyese, zemërthyese për faljen, shpresën dhe dashurinë e qëndrueshme - një zë për të pathënat e revolucionit iranian."
Publishers Weekly