800 Lekë


Përshkrimi

Një alterego e klonuar në vetë të dytë Nga Andreas Dushi Kur mbaron së lexuari tekstin Gruaja që deshe, një trishtim i lehtë si puhizë vjeshte t’i mbulon sytë në mbyllje, ngase pas një ngjarjeje...

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 68293

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 000 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
2 ne stok
1 800 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (6)
I disponueshëm
1 600 Lekë
I disponueshëm
1 400 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
1 800 Lekë
Shitur (26)
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 250 Lekë
I disponueshëm
1 800 Lekë
Shitur (4)
1 ne stok
900 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm

Përshkrimi

Një alterego e klonuar në vetë të dytë Nga Andreas Dushi Kur mbaron së lexuari tekstin Gruaja që deshe, një trishtim i lehtë si puhizë vjeshte t’i mbulon sytë në mbyllje, ngase pas një ngjarjeje të veçantë, e cila ia del ta thyejë përditshmërinë, i kthehesh prapë asaj, me pezmin e mbledhur në grykë që nga tash sërish gjithçka është njëlloj. Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të kesh ftohtë, ndihet flaka e oxhakut e cila e shkrin e të ngroh. Ja kështu e gjithë struktura, ndërtuar mbi vetën e dytë, çka e kthen lexuesin në bashkautor. Kam përshtypjen se një tekst i tillë, kaq i pasur me emocione, tejet ndjellës në përfytyrime e ëndërrime, herë mbas here mund të rrezikojë me i përngja prozës poetike. Por jo! Gruaja... mbetet prozë e panjollë, e patëmetë dhe sigurisht, e patëdytë. Çka lexojmë, brenda nesh kthehet në një materie të patrajtë që endet e endet për të njohur veten e profilizuar aty ku vërtet i takon, në vendin të cilit i përket. Ndaj edhe në mua, sapo Vajza u bë pjesë, qysh në faqet e para kujtesa uli portën (që për hir të së vërtetës i përngjan asaj të kështjellave mesjetare, të cilat të mbyllura shërbenin si porta, ndërsa të çelura si ura) dhe la të lirë Vajzën time të hynte në tekst e të fshihej pas Vajzës së tij. Herë dilte kur ajo lexonte poezitë, herë kur ulte kokën, herë kur takohej, herë kur buzëqeshte, sidomos kur buzëqeshte, më e ndritshme se kurrë kur buzëqeshte. Edhe atëherë, veçanërisht atëherë kur Vajza e tekstit mendoi të bëhej Grua, Vajza ime u përshkua prej një energjie të pazakontë dhe entuziazmi deri shqetësues. Por, sapo ajo e para, pra Vajza e tekstit, u bë e tillë, ajo e dyta, pra Vajza ime, u zbeh, aq shpejt sa përgjatë pulitjes së syve u zhduk dhe u zhbë. Gruaja u bë e tillë, sepse jetoi si deshi lirinë e saj. Vajza, tanimë ajo imja, u detyrua të ecte, gjithnjë e dyta, në një shteg të shtrembër, deformuar prej dëshirës sime për ta kthyer atë në të përshtatshme. Nuk ia dola, ajo iku dhe unë mbeta, duke e kujtuar çdo ditë, e edhe më intensivisht gjatë leximit të këtij teksti. Për mendimin tim, nuk kemi të bëjmë drejtpërdrejt me një tekst të shkruar mbi dashurinë; ajo është derivat i pranimit të lirisë. Sepse, alteregoja e personazhit të Gjumi mbi borë dhe Në kërkim të fëmijës së humbur, pra autori i librit Pushtimi i madh (se ku thotë njëfarë Ridvan Dibra se bash kështu ka dashur ta titullojë romanin e tij të parë, Nudo) pranon deri në vetëmohim lirinë e dashurisë, bash për hir të dashurisë. Kjo alterego tanimë nuk del si personazh në vetvete, por kalon mespërmes një klonimi që rezulton me ty, lexues e, në të njëjtën kohë, bashkëshkrues. Miti se është e pamundur një simbiozë mes tematikës së veçantë dhe stilit të arrirë rrëzohet me këtë tekst ku tematika është aq e veçantë sa jeta dhe stili, aq i arrirë sa përtejjeta! Për të frymëzuar letërsi, Vajza nuk duhet domosdoshmërisht të frymojë xhevahire. Mjafton edhe t’ia dalë thjesht të bëhet Grua! Shkodër, 22.03.2021

Produktet që keni parë

Reviews (0)