1 000 Lekë


Përshkrimi

Një roman i përshkuar nga skena rrëmbimesh, plane djallëzore vrastare që mbajnë pezull fatin e personazheve dhe intriga të stisura prej letrash, të cilat priten të zbulohen, "Purple" ngrihet mbi binomin e krimit dhe vrullit të pasionit që prodhojnë dramaticitet dhe dinamizëm në strukturën e tij tekstore.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 68311

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

2 000 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (22)
4 ne stok
1 400 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
2 ne stok
1 800 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (6)
I disponueshëm
1 600 Lekë
I disponueshëm
1 400 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (5)
2 ne stok
1 800 Lekë
Shitur (26)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm

Përshkrimi

"Purple" është realizimi i një ëndrre rinore të një studenteje të diplomuar në degën e Gazetarisë, Anita Grori, por me aspirata të mëdha, duke dalë nga koncepti i "ëndrrës në sirtar".

Realizimi i krijimit të "Purple" si radiostacion televiziv, me një staf të gjerë punonjësish, por të kryesuar prej saj, është iniciuar nga Hysen Doçi, sipërmarrës vizionar, me një pasuri marramendëse, largpamës në kulm. Përmes kompetencës së investimeve në fusha të ndryshme të biznesit, mësojmë se asgjë nuk është e pamundur për të.

Mirëpo, "Purple" është peng i një martese pa dashuri që zhvillohet mes këtyre dy personazheve. Ky mund të quhet një pakt mëkati, pasi dashuria sakrifikohet për hir të profesionit. Në këtë mënyrë, edhe Radio "Purple" mbart simbolikën e mëkatit, të tundimit njerëzor, dyzimit mes dashurisë dhe parasë. Për një manjat si Hyseni, paraja është gjithçka, vetë lumturia, aq sa dashuria nuk ka më vlerë për të. Madje, krijimi i radiostacionit bie në kontrast të theksuar me idenë rinore të Anitës, të simbolikës së ngjyrës së lules më të dashur për të: manushaqen. Gjejmë rastin të shtrojmë pyetjen: a mund të quhet kjo lloj lidhjeje një martesë e mirëfilltë, ku paraja është kryefjala sunduese e saj dhe sa mund të rezistojë ajo në mungesë të ndjenjës?

Ardhja e Amadeos, një personazh nga e kaluara e Anitës, i shfaqur në mënyrë të befasishme, do të sjellë konfuzion në botën e brendshme shpirtërore të saj. Djalë i ri, me profesionin e mekanikut, energjik, punëtor i palodhur, kthehet nga Greqia për të hapur ofiçinën, tashmë afër familjes së tij, për të cilët i ka marrë malli. Lidhja e tij me Anitën është emotive, por kalimi i një kohe të gjatë dhe largësie fizike, jo vetëm që nuk e shuan dashurinë mes tyre, por sa vjen e forcon gjithnjë e më tepër atë. Të mësuarit e martesës së Anitës prej Radio "Purple" është një çast dramatik për Amadeon, saqë e trondit atë jashtë mase. Miqësia e tyre bëhet e paqëndrueshme, kur në mes dominon e vërteta e hidhur. Ky trinom personazhesh  shndërrohet në një kult heronjsh mes dhimbjes dhe pasionit.

Lindja e Anuarit, fëmijës së parë të çiftit Hysen - Anita përbën një pikë kyçe për strukturën e romanit. Përmes tij, zbulohen pakënaqësitë mes këtij çifti dhe mundësohet prezantimi i një galerie të gjerë personazhesh, si në rastin e familjes së Amadeos me të cilët Anita, por edhe vetë Anuari krijon marrëdhënie të ngushta, plot ngrohtësi, sa edhe bien në kontrast me karakterin e ftohtë dhe vetmitar të Hysenit.

Një personazh jo me pak rëndësi është Fatbardh Trimi, një student i talentuar në shkencat ekzakte, i diplomuar në degën e inxhinierisë gjenetike. Ai mishëron shpirtin e shkencës dhe të individit të etur për dije, me synimin për të bërë përpara përmes perspektivës. Fati e lidh me familjen Grori prej përzgjedhjes së emrit të Anuarit në Radio "Purple" por edhe me të ardhmen e këtij fëmije që nuk ngjan aspak rastësi, por si një stisje e mirëmenduar sa dhe e habitshme e fatit. Radio "Purple", mesa shohim, bëhet epiqendra e lidhjes së personazheve dhe burim i vazhdueshëm konfliktesh. Një skenë domethënëse është dalja e Anuarit në këtë radiostacion, në moshën 7 vjeçare tashmë, duke rrëfyer raportet e ndërtuara me të dhe të prindërve të tij, me çiltërsinë dhe sinqeritetin çarmatosës prej fëmije që e karakterizon, duke u bërë edhe një emblemë e tij, poashtu edhe një simbol dhe fryt i mëkatit, prej një martese të pasuksesshme, megjithë natyrën e tij çapkëne, tejet të shkathët.

Në roman, personazhi femëror, në trajtat më dramatike të saj, shpaloset në figurën   Marjanthi Pargasit, quajtur ndryshe si Marjeta. Një vajzë e vuajtur, e cila jetonte me të ëmën në një fshat të humbur, mes skamjes, njihet me Amadeon në gjendjen më kritike të tij, buzë një ujëvare, duke gjeneruar një shkëndijë pasioni. Për ironi të fatit, ajo do të punësohet në "Purple", pas një kalvari të gjatë ngjarjesh që zhvillohen në jetën e saj, për të punuar me Hysen Doçin, ku do të takohet me Amadeon. Kështu, ai do të pushtohet nga një luftë e brendshme me vetveten, me turbulenca shpirtërore, i dyzuar mes saj dhe Anitës, duke treguar se as koha nuk e tret mallin që ka ndjerë për të dhe as plagën e dhimbjes së ndarjes mes tyre, të zanafilluar nga grimëçasti i njohjes në ujëvarë.

Pika kulmore e romanit është sëmundja e papritur e Anuarit, anemia aplastike që do të vijojë me vendimin e kryerjes së një ndërhyrjeje kirurgjikale, me transplantim të palcës së kuqe kurrizore, aty ku prodhohen rruazat e kuqe të gjakut. Por çështja qëndron në gjetjen e një dhuruesi të palcës, të cilit do t'i përputhet ADN-ja me ADN - në e Anuarit. Nga kjo skenë, do të ngrihet një debat mbi atësinë e Anuarit, i cili do të marrë përmasat e një skandali pas zbulimit të tij. Fatbardh Trimi do të jetë ai i cili do të përfshihet i pari në këtë situatë, duke u munduar që ta fshehë atë në mënyrën më të kujdesshme të mundshme.

Lindin pyetjet: Kush është babai biologjik i këtij personazhi në fjalë? Si është e mundur të vihet në dyshim dhe në diskutim atësia e tij, kur dihet "botërisht" se Hysen Doçi dhe Anita Grori janë prindërit e tij? A është e mundur të kryhet tradhëti bashkëshortore pa kontakte të huaja fizike? Cila është pala e cila do të dalë zbuluar të jetë në këtë pozitë? Si do të dalë në pah e vërteta? A mund të themi se janë kurthet e shkencës për të rrënuar dinjitetin njerëzor ? A ekzistojnë teori konspirative që vënë në jetë këtë pikëvështrim? Si do të jetë reagimi i Anuarit nga kjo atmosferë konfliktuale?

Në lojë do të vihet edhe çifti Amadeo - Marjetë në gjenerimin e kodit gjenetik të Anuarit, duke sjellë një thellim enigmatik të kësaj çështjeje. Ardhja e Marjetës dhe lidhja e saj përbën një mister që do të mbjellë pështjellim te personazhet e tjerë.

Si do të mundet të gjendet filli I zgjidhjes së saj?

A do të mundet të hidhet dritë mbi errësirën e së kaluarës?

Një roman i përshkuar nga skena rrëmbimesh, plane djallëzore vrastare që mbajnë pezull fatin e personazheve dhe intriga të stisura prej letrash, të cilat priten të zbulohen, "Purple" ngrihet mbi binomin e krimit dhe vrullit të pasionit që prodhojnë dramaticitet dhe dinamizëm në strukturën e tij tekstore.

"Purple" është vepra e tretë e Ermal Lalës, pas "Kënga e reve të bardha" (poezi, Tiranë, 2018) dhe "Melodia e valës së bardhë" (prozë dhe poezi, Tiranë, 2019) dhe njëkohësisht, vepra e parë e shkruar në kategorinë zhanrore romanore.

Produktet që keni parë

Reviews (0)