Lea Ypi, profesoresha e Teorisë Politike në London School of Economics, sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Ky roman ka qenë një befasi e madhe pasi po botohet në 15 gjuhë të ndryshme të botës dhe së fundi është përgatitur nga anglishtja në shqip nga shtëpia botuese Dudaj
I ri
Libri është një gjysmë roman autobiografik, gjysmë ese filozofike, për lirinë dhe çfarë do të thotë të jesh i lirë dhe të kesh përgjegjësi si individ në periudhën e ndryshimit të sistemeve.
Libri flet për një fëmijë që rritet në fund të viteve ‘80 në Shqipërinë e komunizmit, është një lloj roman formimi, romani i rritjes, ku personazhi kryesor rritet, kapërcen fëmijërinë dhe përjeton hyrjen në adoleshencë, ndërkohë që edhe shteti ku ajo jeton pëson të njëjtin transformim. Pra, është një fëmijë që kërkon lirinë në një vend që është gjithashtu në kërkim të lirisë.
Në libër flitet për në fëmijë shumë të zakonshëm që rritet në një ambient të jashtëzakonshëm dhe kupton në dalje të fëmijërisë se këto dy botëkuptime ishin të kundërta. Nga njëra anë mësimet morale në shkollë dhe nga ana tjetër bisedat e fshehta dhe të censuruara në familje.
Ky është pasazhi traumatik për të cilin flet libri, i një fëmijë që kur kalon në adoleshencë që kupton se shkolla dhe familja të çonin në drejtime të kundërta. Ndërkohë që edhe shteti përjetonte të njëjtën traumë. Më kujtohet edhe një lloj hutimi kolektiv i përjetimit të shoqërisë shqiptare. Mësuese Nora është një personazh i rëndësishëm në libër, e cila siç shprehet Lea ka qenë një nga burimet e formimit të saj.