Një tjetër libër i autores së famshme greke Alki Zei vjen në shqip: Por kësaj radhe, romani është për lexuesit e rinj: Në këtë libër trajtohet historia e një adoleshenteje, që dalëngadalë rrëshqet drejt drogës. Por është edhe historia e dy brezave, që nuk duan ta pranojnë se, pavarësisht nga mosmarrëveshjet, janë edhe të ngjashëm. Vlera e këtij romani nuk mbetet vetëm te subjekti.
I ri
Vajza trembëdhjetëvjeçare Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka u kthye kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot.
Konstandina duhet të lërë dhomën e saj të ngrohtë, miqtë e shkollën, që e pëlqen pa masë, e të ndryhet në dhomëzën që i ka bërë gati Farmuri. Kështu e quan gjyshen e çuditshme. Janë armike të betuara: gjyshja që nuk e lë rehat një çast e flet vetëm për të shkuarën, dhe Konstandina që nuk ia vë veshin kurrë. Por tanimë nuk i bëhet vonë për asgjë: një shok i ka gjetur atë kokrrën në ngjyrë të kaltër, që bën çudira, e cila ia zgjidh të gjitha telashet. Ia zgjidh vërtet?
Alki Zei ka aftësinë të vëzhgojë dhe të përshkruajë gjithçka përreth me stilin e saj të mrekullueshëm dhe me gjuhën e mistershme.