Jo vetëm “Gjuetari i balonave” është i magjishëm dhe lexohet me një frymë. Lexuesi shqiptar e njohe shumë mirë këtë vepër, por po aq të jashtëzakonshme janë edhe dy veprat e tjera të Khaled...
I ri
Jo vetëm “Gjuetari i balonave” është i magjishëm dhe lexohet me një frymë. Lexuesi shqiptar e njohe shumë mirë këtë vepër, por po aq të jashtëzakonshme janë edhe dy veprat e tjera të Khaled Hosseinit, “Njëmijë diej vezullues” dhe “Dhe malet oshëtinë”. Prandaj “Bukinist.al” i sjell në bibliotekën tuaj me një ofertë fantastike në këtë periudhë.
RRETH TRE LIBAVE
Shtëpia botuese OMSCA-1 ka sjellë tre libra të Khaled Hosseinit në gjuhën shqipe, të cilat janë ribotuar vazhdimisht gjatë këtyre viteve për shkak të lexuesve të panumërt që ka gjetur në vendin tonë.
1.GJUETARI I BALONAVE
Ky libër ka vetëm një të metë, - mbaron shpejt, - thotë Amazon. Prandaj edhe në Shqipëri ka mbi 10 ribotime si roman/ E veçanta e tij qëndron në atë që Khaledi krijon botë brenda në libër dhe të fut në atë botë, në libër ti e përjeton jetën pa zbukurime, pa çmendurira e marrëzira ....vetëm në thjeshtësi. E teksa lexon e lexon dhe jeton në faqet e këtij libri të vjen keq për fundin e papritur. Të duket sikur shkëput një pjesë tënden dhe e lë mënjanë, të vjen ndërmend çdo episod i librit dhe kthimi në botën "me këmbë në tokë". Të lë një lloj shijeje në kujtesë që se fshin dot asgjë...madje as koha
2. NJËMIJË DIEJ VEZULLUES
Shumë nga ne mësuan dhe shijuan mjaft nga "Gjuetari i balonave". Ka edhe më shumë për të mësuar e shijuar nga "Një mijë diej vezullues". I fuqishëm, i shkëlqyer, tronditës."
3. DHE MALET OSHËTINË
Mos pyet më por plotësoje bibliotekën tënde edhe me këtë libër të Khaled Hosseinit
Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi. Në këtë roman, Hosseini shpalos mënyrat e larmishme se si familjet mbështetin, lëndojnë, tradhtojnë, nderojnë dhe sakrifikojnë për njëri – tjetrin.
Duke ndjekur hap pas hapi personazhet e tij, zgjedhjet dhe dashuritë nëpër botë, nga Kabuli në Paris, më pas në San Fransisko dhe në ishullin grek Tinos, historia zgjerohet duke u bërë më e ndërlikuar emocionalisht, më tërheqëse dhe më e fuqishme pas çdo faqeje që shfletojmë.