Duke intensifikuar komunikimet me personalitetet më të larta të këtij vendi në vitin 1983 krijoi miqësi të ngushtë me Sulltanën një princeshë tjetër mbre¬tërore. Njohja dhe miqësia që pati me Princeshën Sulltana; besimi që ajo krijoi për ti rrëfyer historitë personale intimitetet, jetën dhe marrëdhëniet brënda oborrit mbretëror i shërbyen për të botuar serinë e famshme të Princeshës Sulltana.
I ri
Në vitin 1978 Jean Sasson u zgjodh për të punuar në spitalin mbretëror më prestigjioz në Lindjen e Mesme, Spitali i Specialiteteve të Mbretit Faisal dhe Qëndra Kërkimore në kryeqytetin Saudit Riad.
Shumë shpejt ajo u bë Koordinatore Administrative e Çështjeve Mjekësore dhe asistente personale e drejtorit mjekësor dhe ekzekutiv të spitalit, Dr. Nizar Feteih.
Nëpërmjet lidhjeve miqësore të tij; ajo u njoh me pjesëtarë të ndryshëm të familjes mbretërore saudite duke përfshirë vetë Mbretin Khalid dhe Princin e Kurorës Fah’d; i cili u bë mbret mbas vdekjes së Khalidit në vitin 1982.