"Përcaktimi i kufijve të këtij studimi, duke pasur parasysh nacionalizmin shqiptar, organizimin social dhe pozitën e shqiptarëve në strukturat shtetërore turke, e bëri të domosdoshëm zgjerimin e librit si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga shtrirja historike." - Autoria
I ri
Ky studim lindi si fryt i një interesimi të veçantë për të hulumtuar lidhjen e ngushtë midis strukturës shtetërore dhe lëvizjeve nacionaliste brenda kufijve të Perandorisë Osmane. Përzgjedhja e nacionalizmit shqiptar si objekt studimi është bërë për tri arsye: Së pari, nacionalizmi shqiptar zë një vend të veçantë ndërmjet lëvizjeve nacionaliste të kristianëve të Ballkanit gjatë shekullit XIX. Së dyti, shqiptarët kanë një formë të organizimit social që është i ndryshëm nga ai i racave të tjera të rajonit. Së treti, kjo është më e rëndësishmja, pozita që shqiptarët zunë në strukturat shtetërore si element mysliman i Perandorisë Osmane. Bozbora Nuray është Asistente Profesore në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetin Marmara të Stambollit dhe njëkohësisht shkrimtare.