Nëntëmbëdhjetë histori, të zgjedhura nga autori për këtë përmbledhje, që përbëjnë edhe thelbin e serialit televiziv shumë të njohur, zbulojnë karrierën e Montalbanos, komisarit më të dashur të Italisë, dhe miqësinë e jashtëzakonshme mes shkrimtarit dhe personazhit të tij.
I ri
Radha e renditjes së tregimeve në këtë antologji, nuk ka të bëjë me kronologjinë e datave të botimeve. Për shembull, në krye është një tregim që në të vërtetë është një ndër shkrimet dhe botimet e fundit. Tjetra është se libri ka një format të kufizuar me një numër të caktuar faqesh. Po të shkohej më gjatë nuk do të bëhej dhe aq lehtësisht i përdorshëm. Për të mos e zgjatur: Camilleri ka zgjedhur 181. Tregimi shtesë, Dritarja që bie në oborr, titulli i të cilit mëton të jetë një nderim ndaj kryeveprës së Hitchcock-ut, botohet për herë të parë në një vëllim. Është shkruar më 2007 për t'u ardhur në ndihmë të rinjve të nxirrnin (dhe nxjerrin edhe sot e kësaj dite) një gazetë të vlertë lagjeje Hunda e madhe e Pratit. Pra, kemi të bëjmë me tregimin e fundit të shkruar prej Camilleri-t, që duket se mund ta mbyllë si duhet një vëllim që hapet me hetimin e parë të Montalbanos.