Philip K. Dick, i konsideruar si një nga dhjetë shkrimtarët më të mirë të Amerikës së shekullit të XX, vjen për herë të parë në shqip nga Pika pa Sipërfaqe me romanin e tij “Valis”. Roman tipik kafkian, ku kohët në rrëfim, që nga ditët tona në periudhën e antikitetit romak, gërshetohen në mënyrë brilante
I ri
Në mars të viti 1974, pas vetëvrasjes së një mikeshe dhe një vetëvrasjeje të dështuar, Kaladon Boli goditet nga një rreze kozmike që i transferon informacion mbi natyrën e gjithësisë. Për pasojë, ai është në gjendje të parandalojë një sëmundje vdekjeprurëse të të birit dhe përjeton një mbivendosje të realitetit të 1974-s me një realitet paralel të Romës së shekullit I, ku një vete tjetër e tij është ndër ndjekësit e hershëm të krishterimit.
I vetëdijshëm se ajo çfarë po përjeton është në kufijtë e çmendurisë, Boli vihet në kërkim të një shpjegimi për çfarë i ka ndodhur, në kërkim të burimit të këtij informacioni, VALIS, pa e ditur mirë se ç'është duke kërkuar dhe ku mund ta gjejë.
VLERESIME RRETH LIBRIT
"Një si punë Kafka pulp – fiction, një profet."
The Neë York Times
"Philip K. Dick është një nga dhjetë shkrimtarët amerikanë më të mirë të shekullit XX, që nuk është pak. Dick është një Kafka i mbushur me LSD dhe mëri."
Roberto Bolano