3 200 Lekë


Përshkrimi

  • Kremi për lëkurën përreth syve dhe buzëve me veprim antiage, një krem që vepron fuqishëm duke rigjeneruar, zbutur, hidratuar dhe pastruar lëkurën në zonat delikate të fytyrës, si përreth syve e buzëve.
  • Ushtron një veprim të fuqishëm antirrudhë në lëkurë në saj të përbërjes me Sekrecione Kërmilli, Acid Jaluronik, Vaj Argani.
Lexo përshkrimin e plotë

I ri

I disponueshem

Referenca: 47021

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

Përshkrimi

Sasia 15 ml

Kremi për lëkurën përreth syve dhe buzëve me veprim antiage, është një krem që vepron fuqishëm duke rigjeneruar, zbutur, hidratuar dhe pastruar lëkurën në zonat delikate të fytyrës, si përreth syve dhe buzëve.

Ushtron një veprim të fuqishëm antirrudhë në lëkurë, në saj të përbërjes me Sekrecione Kërmilli, Acid Jaluronik dhe Vaj Argani.

Tuli i Aloe Vera dhe Vaji i Ullirit ushqejnë, zbusin dhe qetësojnë lëkurën.

EFEKTET:


1. Eshtë hidratues dhe parandalon tharjen e lëkurës.
2. Stimulon proceset shëruese dhe rigjeneruese të lëkurës.
3. Përmirëson elasticitetin e lëkurës.
4. Ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës dhe formimit të rrudhave, veçanërisht zbut rrudhat e shprehjeve.
5. Tonifikon lëkurën.
6. Redukton shenjat e akneve dhe sëmundjeve të lëkurës. 
7. Kuron skuqjet dhe djegiet nga dielli.
8. Eleminon njollat e errëta në lëkurë.
9. Eleminon toksinat.
10. Eleminon enjtjet e lëkurës.
11. Krijon efektin e freskisë.
12. Pengon plakjen e lëkurës.
13. Lufton infeksionet në lëkurë. 
14. Eleminon çarjet (lezionet) e lëkurës.

 

 

EFEKTET E PËRBËRËSVE:

MUKUS KËRMILLI - ushqyes, hidratues, elastizues, antioksidant.

Kërmilli prodhon një sekrecion të përbërë nga substanca të ndryshme me interes të madh kozmetik, si:

a. Alantoina: Substanca që stimulon rigjenerimin e indeve, nxit gjenerimin e epidermës, dhe favorizon rritjen e keratinociteve (duke zëvendësuar qelizat e vdekura me qeliza të reja).
b. Elastina: Proteinë që i jep elasticitet lëkurës.
c. Kolagjeni: Përbërës themelor i lëkurës, i cili vepron si hidratues dhe zbutës. Falë vetive elastizuese, tonifikon dhe zbut lëkurën.
d. Acidi glicolik: Lejon krijimin e shtresave sipërfaqësore të lëkurës, dhe stimulon krijimin e Kolagjenit, duke e bërë lëkurën të shndritshme.
e. Vitaminat, aminoacidet esenciale dhe proteinat: ndihmojnë qarkullimin periferik të gjakut dh “oksigjenojnë lëkurën”, duke garanduar furnizimin e saj me ushqyes dhe hidratim. Për më tepër, vitaminat ushtrojnë në lëkurë një veprim antioksidues dhe antiplasaritje.

-UJI AKTIV I MUKUSIT TË KËRMILLIT – antioksidues, ushqyes, hidratues, elastizues. 
I përftuar nga hidroliza enzimatike e Mukusit të Kërmillit në mjedis ujor. Një përbërës i gjeneratës së fundit, që bazohet në përdorimin një serie procesesh bioteknologjike enzimatiko-sekuenciale. Rezultati i përftuar është rritja e fuqisë antioksiduese dhe një përmirësim i përthithjes së përbërësve aktivë të kremit nga lëkura.

-ACIDI JALURONIK – hidratues, volumizues
Acidi Jaluronik është një nga komponentët kryesorë të indeve lidhës të njeriut dhe i jep rezistencë dhe forcë lëkurës, duke mirëmbajtur strukturën e saj. Acidi Jaluronik është në gjendje të lidhë një numër të madh të molekulave të ujit duke siguruar hidratimin e lëkurës. Ky përbërës, zotëron gjithashtu veti filmogjene dhe viskozante.

-VAJ BIOLOGJIK ARGANI (Argania Spinosa Oil *) – hidratues, oksigjenues, ushqyes
Vaj i Arganit është i pasur me tokoferole, flavonoide, karotenoide, sterole dhe triterpenoide. Falë një përqëndrimi të tillë antioksidantësh, acidesh esenciale dhe vitamine E, Vaji i Arganit hidraton, favorizon oksigjenimin e qelizave, mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm duke neutralizuar radikalet e lira.
Është një vaj me përthithje të shpejtë, i dhuron lëkurës butësi, lëmim dhe ndjesi mëndafshi. 

-VAJI BIOLOGJIK I JOJOBA (Simmondsia Chinensis Oil *) – zbutës, antioksidues
Mungesa totale e glicerinës, e bën këtë vaj totalisht të ndryshëm nga të gjithë vajrat e tjerë, pasi nuk bëhet fjalë për një vaj yndyror, por një dyll të lëngshëm. Kjo karakteristikë, e bën Vajin e Jojoba (Simmondsia Chinensis Oil) ekstremisht të përthithshëm nga lëkura e njeriut. Ky vaj është shumë i pasur me antioksidantë.

-VAJ BIOLOGJIK ULLIRI (Olea Europaea Fruit Oil **) - zbutës, mbrojtës, antirrudhë.
Përbërësi i njohur tashmë për vetitë e tij zbutëse, mbrojtëse, antirrudhë. Stimulon proceset riparuese të dermës dhe epidermës. 

ÇERTIFIKIMI BIO: AIAB

Nuk përmban: NGJYROSËS, PARABEN, SILICON, DERIVATE HIDROKARBURE

Nuk përmban ngjyrosës; ngjyra e kremit varet eksluzivisht nga prania e substancave me origjinë natyrale.

 

PËRDORIMI:

Përpara përdorimit të kremit, pastroni lëkurën me një pastrues, ose me ujë të ngrohtë dhe sapun.

Pasi të thani fytyrën, shpërndajeni lehtë në zonën përreth syve ose buzëve dhe masazhojeni butësisht e mollëzat e gishtave deri në përthithjen e plotë nga lëkura.

Duke u bazuar tek rregulli i përgjithshëm, përdorimi i vazhdueshëm i produkteve me mukus kërmilli është një nga çelësat për të pasur rezultate mjaft të mira për kujdesin ndaj lëkurës. Brenda një periudhe 1-4 mujore nga përdorimi i saj, arrihen rezultatet e pritura.

Por, ju duhet të keni parasysh se tipat e lëkurës janë të ndryshme dhe reagojnë në mënyra të ndryshme, kësisoj i arrijnë rezultatet në kohë të ndryshme. 

Evitoni kontaktin me sytë.

Specifikat

Marka BioSnail

Reviews (0)