5 000 Lekë


Përshkrimi

  • Kremi i trupit elastizues BioSnail 75% është një krem me veti ushqyese dhe elastizuese për lëkurën.
  • Një trajtim i shkëlqyer kundër strijave dhe celulitit. 
  • Është i pasur me substanca natyrale dhe biologjike që përforcojnë veprimin e Mukusit të Kërmillit, si Kafeina, Acidi Jaluronik dhe Vaji i Arganit.
  • Për të gjitha tipet e lëkurës.
  • Sasia 200 ml
  • PRODUKT I ÇERTIFIKUAR BIO-ORGANIK
Lexo përshkrimin e plotë

I disponueshem

Referenca: 47018

Përshkrimi

Sasia 200 ml

Kremi i trupit elastizues BioSnail 75% është një krem me veti ushqyese dhe elastizuese për lëkurën.

Një trajtim i shkëlqyer kundër strijave dhe celulitit. 

Është i pasur me substanca natyrale dhe biologjike që përforcojnë veprimin e Mukusit të Kërmillit, si Kafeina, Acidi Jaluronik dhe Vaji i Arganit.

Formula e tij është menduar për të përmirësuar elasticitetin e dhe tonin e lëkurës, në saj të përqëndrimit të lartë të Mukusit të Kërmillit. Kjo substancë e çmuar ushtron në lëkurë një veprim të fortë rigjenerues, pastrues dhe kundër çarjeve të lëkurës.

Në saj të përqëndrimit shumë të madh të Elastinës dhe Kolagjenit, Mukusi i Kërmillit arrin të riekuilibrojë me shpejtësi humbjen e tonifikimit të lëkurës. Prezenca e Acidit Glikolik, ndihmon të largohen nga lëkura njollat, çikatriçet dhe strijat, duke e rinovuar lëkurën.

Formula e këtij kremi është e pasuruar me substanca të tjera bimore që e bëjnë këtë krem një trajtim të skëlqyer kundër strijave, celulitit dhe dehidratimit të lëkurës. Në përbërjen e këtij kremi gjenden edhe Vaji i Arganit dhe Vaji i Jojoba.

EFEKTET:

Eshtë hidratues dhe parandalon tharjen e lëkurës.
Stimulon proceset shëruese dhe rigjeneruese të lëkurës duke trajtuar strijat dhe celulitin.
Përmirëson elasticitetin e lëkurës.
Ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës dhe formimit të rrudhave.
Tonifikon lëkurën.
Eleminon njollat e errëta në lëkurë.
Eleminon enjtjet e lëkurës.
Krijon efektin e freskisë.
Eleminon çarjet (lezionet) e lëkurës.

EFEKTET E PËRBËRËSVE:

MUKUS KËRMILLI - ushqyes, hidratues, elastizues, antioksidant.

Kërmilli prodhon një sekrecion të përbërë nga substanca të ndryshme me interes të madh kozmetik, si:

a. Alantoina: Substanca që stimulon rigjenerimin e indeve, nxit gjenerimin e epidermës, dhe favorizon rritjen e keratinociteve (duke zëvendësuar qelizat e vdekura me qeliza të reja).
b. Elastina: Proteinë që i jep elasticitet lëkurës.
c. Kolagjeni: Përbërës themelor i lëkurës, i cili vepron si hidratues dhe zbutës. Falë vetive elastizuese, tonifikon dhe zbut lëkurën.
d. Acidi glicolik: Lejon krijimin e shtresave sipërfaqësore të lëkurës, dhe stimulon krijimin e Kolagjenit, duke e bërë lëkurën të shndritshme.
e. Vitaminat, aminoacidet esenciale dhe proteinat: ndihmojnë qarkullimin periferik të gjakut dh “oksigjenojnë lëkurën”, duke garanduar furnizimin e saj me ushqyes dhe hidratim. Për më tepër, vitaminat ushtrojnë në lëkurë një veprim antioksidues dhe antiplasaritje.

-VAJ BIOLOGJIK ARGANI (Argania Spinosa Oil *) – hidratues, oksigjenues, ushqyes
Vaj i Arganit është i pasur me tokoferole, flavonoide, karotenoide, sterole dhe triterpenoide. Falë një përqëndrimi të tillë antioksidantësh, acidesh esenciale dhe vitamine E, Vaji i Arganit hidraton, favorizon oksigjenimin e qelizave, mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm duke neutralizuar radikalet e lira.
Është një vaj me përthithje të shpejtë, i dhuron lëkurës butësi, lëmim dhe ndjesi mëndafshi. 

-VAJI BIOLOGJIK I JOJOBA (Simmondsia Chinensis Oil *) – zbutës, antioksidues
Mungesa totale e glicerinës, e bën këtë vaj totalisht të ndryshëm nga të gjithë vajrat e tjerë, pasi nuk bëhet fjalë për një vaj yndyror, por një dyll të lëngshëm. Kjo karakteristikë, e bën Vajin e Jojoba (Simmondsia Chinensis Oil) ekstremisht të përthithshëm nga lëkura e njeriut. Ky vaj është shumë i pasur me antioksidantë.

-VAJ BIOLOGJIK ULLIRI (Olea Europaea Fruit Oil **) - zbutës, mbrojtës, antirrudhë.
Përbërësi i njohur tashmë për vetitë e tij zbutëse, mbrojtëse, antirrudhë. Stimulon proceset riparuese të dermës dhe epidermës. 

ÇERTIFIKIMI BIO: AIAB

Nuk përmban: NGJYROSËS, PARABEN, SILICON, DERIVATE HIDROKARBURE

Nuk përmban ngjyrosës; ngjyra e kremit varet eksluzivisht nga prania e substancave me origjinë natyrale.

 

PËRDORIMI:

Përpara përdorimit të kremit, pastroni lëkurën me një pastrues, ose me ujë të ngrohtë dhe sapun.

Aplikojeni kremin në lëkurë dhe masazhojeni butësisht e mollëzat e gishtave deri në përthithjen e plotë nga lëkura.

 

Specifikat

Marka BioSnail

Reviews (0)