Sasia 1 litër
Ndihmon në tretje dhe eleminimin e ulçerës, gastritit etj.
- Eliminon toksinat nga organizmi.
- Rrit funksionin e sistemit imunitar
- Ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak
- Furnizon organizmin me vitamina dhe minerale
- Ndihmon në rritjen e flokut të shëndetshëm
I Çertifikuar Bio - Organik Ecocert
I ri
PËRSHKRIMI
Aloe Vera, e njohur që në lashtësi si një shëruese universale, është një nga bimët më të dobishme për shëndetin.
Kjo bimë është një adaptogjen që rregullon organizmin dhe normalizon lëvizjet e zorrëve.
Njëkohësisht ndihmon në eleminimin e krimbave të zorrëve, në sajë të vetive të fuqishme vermifuge.
Të gjitha këto veti së bashku ndihmojnë për të nxitur tretjen e duhur, që është e rëndësishme për humbje peshe efektive dhe shëndetin e përgjithshëm.
EFEKTI FIZIOLOGJIK
1. Ndihmon në tretjen dhe eleminimin e ulçerës, gastritit etj.
Lëngu i Aloe Vera është një nga produktet më efektive për problemet e traktit gastro-intestinal, si ulçera, gastriti, refluksi dhe acarimi i përgjithshëm i këtij trakti.
Aloe Vera ndihmon në:
- Eleminimin e refluksit (djegia e urthit) dhe aciditetit të lartë në stomak.
- Eleminimin e ulçerës, gastritit dhe sindromës së zorrëve të irrituara.
- Përmirësimin e lëvizshmërisë së zorrëve dhe konstipacionit (kapsllëkut)
2. Eliminon toksinat nga organizmi.
Lëngu aloe vera absorbon toksinat nga trakti gastrointestinal. Ky lëng është i pasur me aminoacide, vitamina dhe minerale, të cilat e bëjnë atë një nga “pastruesit” natyralë më efektivë për trupin tonë.
Lëngu i Aloe Vera absorbon toksinat nga trakti gastrointestinal dhe nuk i lejon ato të depërtojnë në organizëm.
3. Rrit funksionin e sistemit imunitar
Aloe Vera është i pasur me polisakaride të cilat ndihmojnë sistemin imunitar të reagojë dhe të shmangë krijimin e sëmundjeve autoimune si astma, ekzema, psoriasiz etj, dhe të parandalojë inflamacionet.
4. Ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak
Sipas studimeve shkencore, lëngu i Aloe Vera, për shkak të beta sitosterol, në përmbajten e tij, vepron në rregullimin dhe mbajtjen nën kontroll të nivelit të lartë të kolesterolit në gjak dhe përmirësimin e gjendjes kardiovaskulare.
Gjithashtu, lëngu Aloe Vera stabilizon nivelin e sheqerit në gjak, efekt i cili e bën lëngun e Aloe Vera një produkt mjaft efikas për trajtimin e diabetit dhe obezitetit .
5. Furnizon organizmin me vitamina dhe minerale
Lëngu i Aloe Vera lëng është i pasur me vitamina A, C, E, B1, B2, B3, B6, B12 dhe acidit folik. Për më tepër, në përbërjen e tij gjenden mbi njëzet minerale të ndryshme si kalcium, magnez, zink, hekur, selen dhe kalium, të cilat:
- Luftojnë stresin oksidativ, lodhjen dhe depresionin
- Luftonjë agresionet e jashtme si ndotja, infeksionet etj.
6. Ndihmon në rritjen e flokut të shëndetshëm
Nëse keni kërkuar gjithmonë që të keni flokë të gjatë e të mëndafshtë, atëherë ndoshta ju duhet të provoni të pini disa lugë aloe vera.
Për shkak të një game të gjerë të vitaminave natyrore dhe enzimave në përmbajtjen e tij, Aloe Vera nxit në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e flokut të shëndetshëm. Ky lëng ndihmon për të mbajtur pH në nivel konstant,duke nxitur rritjen e flokut. Gjithashtu, në se e aplikoni lëngun direkt në skalp, lëngu i Aloe Vera pastron qelizat e vdekura të skalpit, dhe eleminon yndyrnat, gjë që sjell hapjen e poreve dhe parandalimin e rënies së flokut.
PËRBËRËSIT
99.75% lëng nga tuli i aloe vera (Aloe Barbadensis), 0.25% acid citrik
Çertifikimi: ECOCERT
PËRDORIMI
Pini një filxhan kafe tre herë në ditë, para vakteve. Mund ta pini dhe të përzierë me lëng frutash. .
Këshilla:
Këshillohet të përdoret të paktën 1 - 3 muaj.
Tundeni mirë para përdorimit.
Pas hapjes, ruajeni në frigorifer.
Këshillohet të mos përdoret nga fëmijët nën 6 vjeç dhe gjatë periudhës së shtatëzanisë dhe gjidhënies.