100 risi sociale nga Finlanda është një mënyrë elegante për të prezantuar vendin, mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të shoqërisë finlandeze te vizitorët e huaj, por jo vetëm, Idetë që ofron...
I ri
100 risi sociale nga Finlanda është një mënyrë elegante për të prezantuar vendin, mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të shoqërisë finlandeze te vizitorët e huaj, por jo vetëm, Idetë që ofron libri 100 risi sociale nga Finlanda të mobilizojnë për tiu përqasur fenomeneve të ndryshme me optimizëm dhe besim se për çdo problem ekziston një zgjidhje, mjafton që të ketë vullnet të mirë dhe dedikim për adresimin e tij.
Dikush mund të pyesë se çfarë kanë të përbashkët Parlamenti me një dhomë, rafti për tharjen e pjatave dhe tekstet e mesazheve. Apo çfarë lidhje ekziston midis pakos së lindjes, ksilitolit, saunës dhe vaktit falas në shkollë. Përgjigjja është e thjeshtë: të gjitha këto janë risi sociale finlandeze. Në Finlandë, si kudo gjetkë, atributet për arritjet ekonomike u takojnë risive teknike, por vetëm së fundi risitë sociale janë konsideruar si baza e harmonisë shoqërore. Barazia gjinore, arsimimi falas, siguria shoqërore universale dhe demokracia parlamentare, si dhe stabiliteti shoqëror që ata krijuan më pas, kanë siguruar mirëqenien e Finlandës. Ky libër, i cili është serioz dhe argëtues njëkohësisht, prezanton 100 risi sociale nga Finlanda.