Me Kanun apo me Ungjill? Për shumë rrethana historike, që gjenden më shumë jashtë dijes, antropologjia etnojuridike është një disiplinë e zhvilluar shumë vonë në mjedisin shqiptar. Në...
I ri
Me Kanun apo me Ungjill? Për shumë rrethana historike, që gjenden më shumë jashtë dijes, antropologjia etnojuridike është një disiplinë e zhvilluar shumë vonë në mjedisin shqiptar. Në udhëpërshkrimet e të huajve, traditat që përbëjnë objektin shkencor të kësaj disipline patën si prirje themelore romantizimin e së shkuarës. Kështu, nga antropologët e huaj si Edith Durham, Baron F. Nopcsa, Margaret Hasluck, Milan pl. Šufflay, për të vazhduar me kontributin e vendasve si Zef Valentini, Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi dhe deri në kohët e sotme me kontributin e Lucia Nadin, Oliver J. Schmitt, G. Ortalli, Pëllumb Xhufi e të tjera, më në fund kemi një vepër që sistemon dhe e trajton me hollësi e kompentëcë këtë trashëgimi, “Antropologjinë etnojuridike”, si një disiplinë të re në fushën e dijes. Këtë synon libri më i ri i prof. Shaban Sinanit “Antropologji etnojuridike”, i cili është pjesa e dytë e një nisme që do të vazhdojë edhe më tej, dukë pasuar pjesën e parë të botuar me titullin “Antropologji e identitetit”.