Katina Vlahu... rrëfen thjesht dhe me delikatesë, e njeh antikitetin dhe ka aq fantazi, saqë duket sikur rrënojat ribëhen... personazhet sikur dalin nga relievet e mermerta dhe statujat ngjallen.
I ri
... ajo që na befason ngazëllyeshëm është se, mes të tjerash, gjejmë dhe Epidamnin e lashtë, Durrësin, kur kultura helene kishte hyrë bashkë me kolonët, duke u përzier me atë vendësen, iliriken. Por përgjigjja që na ndihmon të nxjerrim nga ky libërth për dashurinë është e mrekullueshme: dashurinë e mbron mosmbarimi i vet... Fundi është mosfund.