Ali Aliu (Kritik)
Më shumë se sa rrëfimin e historisë, kjo prozë synon konstruktimin e historisë, si rrëfim ciklik, duke nxitur gjithashtu përmes ndërtekstualitetit ndërthurjen...
I ri
Ali Aliu (Kritik)
Më shumë se sa rrëfimin e historisë, kjo prozë synon konstruktimin e historisë, si rrëfim ciklik, duke nxitur gjithashtu përmes ndërtekstualitetit ndërthurjen kuptimore me romanin e famshëm të Stendalit titulli i të cilit është rimarrë me radhitje të kundërt. Riradhitja e fjalëve në titull përpos që sugjeron një ndërlidhje mes veprave dhe të vërtetave letrare, nxit dhe interpretime për ngjashmërinë e filozofive rrëfimore, me një shkrimtar si Stendali që manifeston ide të përsëritjeve ciklike në histori. Për më shumë, titulli përkon me koincidencë me ngjyrat simbolike kombëtare, të rimarra nga ajo e errëta.
Konsekuenca për të qëndruar brenda këtij disponimi emocional e refleksiv, me romanin E zeza dhe e kuqja arrin kulmin artistik brenda ciklit romanor familjar, duke u shfaqur si një nga romanet më të arrirë në letërsinë shqipe