Plot detaje të mbledhura me kujdes... Një guidë e mirë informative në pyllin e dendur të historisë së Europës. San Francisko Chronicle "Një studim I shkëlqyer dhe në momentin e duhur, nga njëri prej historianëve më të mirë të kohës sonë I destinuar të bëhet një libër model për vitet nëntëdhjetë". Library Journal
I ri
Një histori tërheqëse e metamorfozës së Europës së kohës moderne, që prej copëtimit pas luftës, deri në bashkimin triumfues. Ky libër është një kronikë e pasur e zhvillimit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Historia më e re e Europës - ribashkimi i Gjermanisë, "revolucioni" theçerian në Angli, Franca që nga vdekja e De Golit, Spanja pas Frankos, "desovjetizimi" i Europës Lindore dhe shpërbërja e Jugosllavisë e Çekosllovakisë - ky studim i Lacquer-it me një gjuhë të rrjedhshme është një përmbledhje madhore e një epoke që me guxim e shtrin vështrimin e saj në shekullin e ardhshëm.