Ky është teksti bazë, më i plotë i Fonetikës Historike, i shkruar nga një profesor dhe ekspert fushe, pas kërkimeve shumëvjeçare në fushën e fonetikës së shqipe
I ri
Fonetika historike e gjuhës shqipe është një vepër monografike me karakter sintetizues, ku pasqyrohen rezultatet më të qëndrueshme të kësaj disipline shkencore, të arritura me përpjekjet e përbashkëta të gjuhëtarëve nga shumë vende të botës, duke filluar nga gjysma e shekullit XIX e deri në ditët tona. Në të përfshihen edhe kontributet e autorit në këtë fushë, kontribute të cilat përfshijnë një periudhë kohore prej më shumë se 35 vjet punë e studime të vazhdueshme. Vepra u drejtohet në radhë të parë shkencëtarëve albanologë, veçanërisht historianëve të gjuhës shqipe. Por ajo mund t'u shërbejë edhe studentëve universitarë e pasuniversitarë, specialistëve të rinj të kësaj fushe, si edhe një publiku më të gjerë, që është i interesuar të njohë rezultatet më të rëndësishme të kësaj shkence.