Kjo përmbledhje e përkthyer dhe botuar në gjuhën angleze nga Rabin-dranath Tagore fitoi Çmimin Nobel në vitin 1913, si një nga përmbledhjet më domethënëse me poezi të shkruara në histori, me...
I ri
Kjo përmbledhje e përkthyer dhe botuar në gjuhën angleze nga Rabin-dranath Tagore fitoi Çmimin Nobel në vitin 1913, si një nga përmbledhjet më domethënëse me poezi të shkruara në histori, me arsyetimin e Komitetit të Çmimit Nobel si vijon: Për shkak të vargut të tj thellësisht të ndjeshëm, të freskët e të bukur, me të cilin me një afinitet të përsosur, ai e bëri mendimin e tj poetik, të shprehur me flakët e tje angleze, pjesë të letërsisë perëndimore.
Secilin nga vargjet e Tagores e shoqëron një delikatesë e madhe që, në të vërtetë, është teknika kyçe me të cilën strukturohen poezitë e tij. Vargjet e tij mbarësojnë në vete copëza metafore të cilat, secila më vete, shpërfaqin copëza idesh që së bashku formojnë mozaikun e mrekullueshëm që paraqet vepra.
Mozaik i cili brumë ka etjen e pashuar të Tagores për liri, dashuri e paqe. Kur shkruan për Tagorën, kritikut i imponohet shumë natyrshëm butësia e çiltërsia në shkrim.
Kjo ngaqë mishërimi me tekstin e tij është i paevitueshërn dhe çdo gjë që tentohet të shkruhet për veprën e tij, del si kontinuitet i ideve e motiveve të vargjeve të veprës që janë të ngjeshura me butësi e çiltërsi.