Heraldika shqiptare Gjin Varfi
Studiuesit janë të mendimit se në Ballkan, së...
I ri
Heraldika shqiptare Gjin Varfi
Studiuesit janë të mendimit se në Ballkan, së pari tek arbërit filloi të praktikohet heraldika.
Heraldika si disiplinë e ka fillimin e praktikimit në Europë në shekullin e XI, kohë kur filluan të kristalizohen rregulla në paraqitjen e simboleve në armët ushtarake, vulat dhe flamujtë e feudalëve, shteteve e koalicioneve ushtarake.
Këto rregulla fillesen e kanë në karakterin praktik, si fillim ushtarak, qëllime identifikimi dhe më vonë u zhvilluan edhe në drejtimin artistik të tyre.
Albumi Heraldika shqiptare sjell në dritë një nga vlerat më të spikatura të historisë e të kulturës shqiptare në një fushë shumë pak ose aspak të trajtuar në letrat tona, atë të heraldikës.
Stemat e familjeve feudale shqiptare të Mesjetës, të ruajtura në skulpturë, në pikturë, në miniaturë, në vulë e monedha të kohës, janë ndër dëshmitë më të prekshme që flasin për ekzistencën në "shekujt e errët" të Mesjetës të një shoqërie shqiptare vërtet të përparuar, të lidhur politikisht, kulturalisht dhe emocionalisht me botën perëndimore.
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Libri Heraldika shqiptare përbën një angazhim serioz dhe të frytshëm për të pasqyruar një fushë fare pak të njohur siç është heraldika.