I shkruar për lexuesin e gjerë, "Kultura tradicionale kineze" është një udhërrëfyes nëpër historinë më tepër se pesëmijëvjeçare të kulturës dhe shoqërisë kineze, nga parahistoria deri në ditët tona.
I ri
"Kultura tradicionale kineze" është një hyrje shkencore në kulturën e ndritur tradicionale të qytetërimit kinez, një nga qytetërimet më të mëdha në botë. Hyrja e këtij libri paraqet shkurtimisht thelbin e kulturës tradicionale kineze dhe evoluimin e vlerave tradicionale, ndërsa njëmbëdhjetë kapitujt e tij trajtojnë me zgjuarsi tema, si: filozofia, feja, shkenca e historisë, letërsia, reliktet, kaligrafia, piktura, mjekësia, kujdesi ndaj shëndetit, ushqimi, arkitektura etj., etj. Pjesa e fundit analizon sfidat me të cilat përballet kultura tradicionale kineze në kohët moderne dhe parashikon prirjet e zhvillimit të saj në të ardhmen.