Botimi përmban: ushtrime të zgjidhura; informacion mbi njohuritë bazë për fizikën; teste model për provimin e maturës.
I ri
Teksti është përpiluar me synimin që t’i ndihmojë gjimnazistët të përvetësojnë sa më mirë fizikën e klasës 12-të dhe më pas të mbërrijnë në rezultate sa më të larta në provimin e maturës.
Ai është ndarë në 8 pjesë kryesore të fizikës: kinematika, dinamika, puna dhe energjia, fizika termike, elektriciteti, magnetizmi, lëkundjet e valët dhe fizika kuantike e radioaktiviteti.
Teksti në tërësinë e tij ngjall dëshirën për t’u marrë me fizikë, një nga shkencat më të vjetra dhe të formuluara në mënyrë të plotë, që mbetet edhe sot në qendrën e përpjekjeve të njerëzimit për të kuptuar botën.