Seria për fëmijë “Mëso dhe luaj” përmban 3 blloqe argëtuese për fëmijë 3-5 vjeç dhe 3 libra për parashkollorin. Këto blloqe dhe libra përmbajnë ushtrime didaktike dhe mjaft argëtuese për fëmijë të këtyre grupmoshave.
I ri
Duke punuar me blloqet, fëmijët aftësohen të gjejnë dallimet mes figurave, të kopjojnë gjurmët e kafshëve, të gjejnë rrugën për të dalë nga labirinti, të gjejnë sendin e futur gabim mes sendeve të dhëna, të ngjyrosin etj., kurse të tre librat, shkalla e vështirësisë së ushtrimeve rritet paksa, por gjithmonë në përputhje me zhvillimin e fëmijëve.
Ata do të mësojnë format, të kundërtat, numrat dhe shkronjat nëpërmjet ushtrimeve mjaft argëtuese, duke u përgatitur kështu për të shkuar drejt klasës së parë. Tre librat e parë janë ideuar në formë blloqesh, pasi fëmijët e kësaj grupmoshe ende nuk janë aftësuar të punojnë mbi një libër, kurse blloku është më praktik për ta.
Tre librat e tjerë për parashkollorin vijnë në formë libri, pasi tani fëmijët janë aftësuar të punojnë edhe me libra.