Pesë fëmijët dhe Xhuxhi i Rërës i autores klasike për fëmijë, Edith Nesbit, i fut fëmijët në një botë magjie, aventurash dhe të papriturash. Pesë fëmijë të një familjeje shkojnë me pushime jashtë Londrës, dhe aty gjejnë një xhuxh rëre që u plotëson çdo ditë nga një dëshirë, por dëshirat zgjasin deri në perëndim të diellit
I ri
Pesë fëmijë dhe Xhuxhi i Rërës, nga librat klasikë më të njohur të letërsisë për fëmijë, vazhdon të mbetet shumë argëtues për t'u lexuar ende sot. Katër fëmijë të shkathët - Sirili, Roberti, Antea, Xhejni - dhe vëllai i tyre i vogël po kalojnë pushimet e verës në një shtëpi në fshat, jashtë Londrës, kur zbulojnë një krijesë të çuditshme të quajtur Psamiad. Ai është një qenie e pazakontë dhe pak koprrac, por nëse fëmijët sillen mirë me të, mund t'u plotësojë çdo ditë nga një dëshirë, pasojat e të cilave zgjasin deri në muzg. Por, dëshirat nuk shkojnë gjithmonë dhe aq mirë për fëmijët... Me pak fjalë, magjia i fut në situata të vështira, të cilat ata i zgjidhin me mençuri!