Libri më i kërkuar për foshnjat dhe të vegjlit me mbi 5 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Më shumë se 200 receta të shpejta, të thjeshta e të shëndetshme iu vijnë në ndihmë nënave të reja për të ushqyer bebet e tyre.
I ri
Anabel Karmeli feston 30-vjetorin e librit të saj më të mirë të gatimit me këtë botim special të përditësuar dhe të zgjeruar, ku tanimë përfshihen udhëzime të reja për ushqimin në dorë dhe akoma më shumë receta për të rritur fëmijë të shëndetshëm e të lumtur.
Ky udhëzues përfshin gjithashtu këshilla thelbësore dhe të thjeshta dhe planifikues vaktesh për heqjen nga gjiri hap pas hapi.
Këtu do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për të konsoliduar shëndetin që në fillesat e jetës së fëmijës. Diçka e domosdoshme për të gjithë prindërit. Lëreni Anabelën t’ju udhëheqë në vitet e para të fëmijës suaj me dijet e saj për ushqyerjen e shëndetshme.
REVIEWS
“Çdo prind ka të paktën një nga librat e saj në kuzhinë... Dhe nuk duhet të humbasë kohë t’i vërë në përdorim.”
- The Sunday Times
“Recetat e saj, të akredituara për fillimin e një revolucioni ushqimor, dëshmojnë se foshnjat dhe të vegjlit do të hanë të gjitha perimet dhe jo vetëm... nëse u shërbehen në mënyrë krijuese.”
- Daily Telegrap
Numri i faqeve | 256 |
ISBN | 9789928338228 |
Viti i botimit | 2022 |
Mosha e rekomanduar | Mbi 18 vjec |
Perkthyesi | Pranvera Palushi |