Ky libër do t’ju shpëtojë nga humbja e durimit. Ai përmban lojëra të thjeshta, duke ju dhuruar pesë minuta kënaqësi, mbi të gjitha, qetësi! Lojëra pesëminutëshe për t’u argëtuar me fëmijët, kur jeni të zënë dhe duket sikur koha s’ju mjafton.
I ri
PËR MAMAT E REJA!
Ja ku jam unë, Mami Pesëminutëshe, me një libër plot me ide për ata fëmijë deri në moshën parashkollore së bashku me një dozë të shëndetshme të së vërtetës. Çdo ide nuk kërkon më tepër se pesë minuta për t’u përgatitur, sepse, në të kundërt, e di që nuk do të funksionojë: ose e përfshin fëmijën, ose e bën që të shpërthejë nga inati dhe tekat. Nuk ka shumë rëndësi, do të duhen vetëm pesë minuta për ta hequr mënjanë. Kështu zemërimi im qëndron aty ku ka vendin. Ama, nëse funksionon, vogëlushët do të luajnë për pesë minuta ose edhe më shumë. Ndoshta do të qeshim së bashku, dhe unë do të ndihem si prindi gallatë me superfuqi të jashtëzakonshme.
Lojërat e mia janë të thjeshta. Ato kërkojnë mjete që tashmë ju mund t’i keni në shtëpi – edhe nëse jo, unë do t’ju jap gjithnjë ndonjë alternativë tjetër. Disa lojëra janë krijuar për t’u luajtur së bashku, kështu që mund të ndiheni i përfshirë në argëtim. Disa të tjera, janë krijuar për të argëtuar vogëlushët në mënyrë të pavarur për pesë minuta, kështu që ju mund të shkoni në tualet i qetë (ëndrra!)…
SI TA PËRDORIM KËTË LIBËR!
Ky libër përmban ide të këndshme për lojëra që mund të kryhen me fëmijë të moshës nga një deri në pesë vjeç. Ato mbulojnë shumë aftësi nga kurrikula e UK Early Years Foundation Stage (EYFS). E MËRZITSHME, e di! Kjo do të thotë se lojërat e mia, fshehurazi, përfshijnë çdo lloj aftësie që do ta ndihmojnë zhvillimin e fëmijës tuaj (na marsh të keqen pyetësor i pavlerë për dyvjeçarët!). Kur t’i luani këto lojëra me fëmijët tuaj, mund të ndiheni sikur keni superfuqi, pasi po realizoni të gjitha pjesëzat e rëndësishme dhe po qeshni së bashku. Fitore e lehtë? Pa diskutim!
Autori | Daisy Upton |
Faqe | 240 |
ISBN | 9789928341358 |
Viti i botimit | 2022 |
Perkthyesi | Aulona Ormeni |