Pas librit “Vajza, lani fytyren” autorja bestseller Rachell Hollis, dhe një nga spikeret motivuese më të kërkuara në botë vjen me një botim të ri në shqip: ”Ky libër ofron një plan pa ndroje për të përqafuar dhe arritur synimet tuaja: “Unë besoj se ne mund ta ndryshojmë botën. Por në fillim duhet të ndalojmë së jetuari me frikën nga gjykimi për atë që jemi”.
I ri
Rachel Hollis e ka vërejtur shumë shpesh këtë: gra që nuk arrijnë potencialin e tyre të plotë. Ato e ndiejnë në zemër se duan më shumë, por druhen, frikësohen se nuk do të arrijnë perfeksionin, se nuk janë të mjaftueshme.
Në librin “Vajza, mjaft me shfajësime”, Rachel Hollis, autorja bestseller #1 e New York Times dhe themeluesja e një kompanie mediatike me vlerë miliona dollarë, ngre kambanën e alarmit.
Ajo e di se plot gra janë mësuar ta përcaktojnë veten sipas të tjerëve, qoftë si bashkëshorte, nëna, bija, ose punonjëse, në vend që të marrin nën kontroll veten dhe gjërat që duan.
Duke i sfiduar gratë kudo ku ndodhen që të mos ndalojnë së ndjekuri ëndrrat e tyre, Hollis zbulon ato shfajësime që duhet të eliminoni, sjelljet që duhet të përshtatni dhe aftësitë që duhet të fitoni në rrugën drejt përparimit dhe vetëbesimit.
VLERESIME
“Rachel Hollis është një udhëheqëse e cila thotë atë që mendon, dhe kërkon të ndihmojë gratë të ndjekin me vendosmëri qëllimet dhe ëndrrat e tyre, pa shfajësime”.
—DR. JOHN C. MAXWELL, autor dhe ekspert mbi lidershipin
“A keni ngecur ndonjëherë në vend? A jeni rropatur të gjeni kohë për ëndrrat tuaja, apo qoftë edhe t’i pranoni ato? Në librin “Vajza, mjaft me shfajësime”, Rachel Hollis vë në dukje vështirësitë, sfidat dhe shfajësimet që na pengojnë të arrijmë synimet tona. Ajo flet me një sinqeritet krejt ndryshe (dhe shpesh me humor) për përvojat dhe gabimet e saj, si dhe ofron këshilla specifike që të krijojmë jetën që duam”.
—GRETCHEN RUBIN, autore bestseller e New York Times për librin The Happiness Project
Libri “Vajza, mjaft me shfajësime” është udhëzuesi (dhe leja!) që ju ndryshon jetën, e që na duhet të gjithëve për të flakur shfajësimet, për të përqafuar ëndrrat tona, për të vendosur kufij, dhe për të fituar vetëbesim të vërtetë në jetët tona. Këtë libër duhet ta lexoni patjetër në mënyrë që të merrni në dorë fatin tuaj. Adhurova çdo faqe të tij”!
—BRENDON BURCHARD, autor bestseller #1 i New York Times për librat The Millionaire Messenger, The Motivation Manifesto, dhe High Performance Habits
“Rachel është Oprah e ditëve të sotme dhe versioni femër i Tony Robbins! Ajo kombinon emocionin, humorin dhe sinqeritetin, për të na bërë të gjithëve të besojmë e të shohim se si mund të kemi jetën që duam nëse kemi investuar kohën dhe kemi mësuar se si ta arrijmë. Merreni këtë libër dhe mjaft me shfajësime”!
—LEWIS HOWES, autor bestseller i New York Times dhe prezantues i emisionit The School of Greatness
“Rrallëherë ndodh që libri pasues t’ia kalojë të parit, e megjithatë, në librin “Vajza, mjaft me shfajësime”, Rachel është e jashtëzakonshme. Ajo është motra juaj e mençur që ndan këshilla të vlefshme dhe të goditura, të cilat kanë vërtet fuqinë t’ju ndryshojnë jetën”.
—COURTNEY COLE, autore bestsellerë e New York Times