Historia e vërtetë e një grupi shokës! Droga dhe alkoli!
Forca e një miqësie të sinqertë!
I ri
Thanë për librin:
“Libri "Në lojë me djallin" të fut në një botë, ku vërtitesh mes spiralesh marramendëse të varësive, nëpër të cilat jetonte një grup i pandarë shokësh. Në faqet e tij gjen njëherësh dhembshuri, humor e trishtim. Historia e tyre më ka prekur thellë, por rimëkëmbja dhe përpjekja për të mbijetuar është një mundësi reale dhe ky libër do t’ju mbushë me shpresë.”
Joanne Peterson Drejtore Ekzekutive e Organizatës “Learn2cope”
“Një histori e mrekullueshme, tërheqëse dhe e veçantë e forcës për të mbijetuar dhe për t’u rimëkëmbur. I rrëfyer hapur dhe në detaje, ky libër duhet lexuar nga gjithkush që vuan nga varësi të ndryshme.”
Richie Farrell Autor i librit “What’s Left of Us”
“Një vështrim autentik e i fuqishëm mbi pasojat shkatërruese të varësisë, një rrugë e mundimshme dhe e gjatë drejt rikuperimit. Libër vërtet interesant, i këndshëm, prekës dhe i thellë.”
Bess O’Brien Drejtore e filmit “The Hungry Heart”
"... problemin e drogës nuk mund ta fshehim apo të mos e zëmë me gojë, sepse kështu e “shpërfillim”, e “largojmë" dhe nuk “ua shtiem ndër mend” të rinjve. Droga dhe varësia ndaj saj është kudo, fare pranë dhe e papenguar. Joshëse, tunduese, e çuditshme, ajo është e pranishme mes shokësh, në shkolla, në pabe, në kafene, në kinema, në park, në pishina, në plazh …. Droga është kurioziteti dhe guximi i të rinjve. Heshtja, fshehja dhe padija ndaj saj është rreziku më kanosës për shoqërinë."
Rezarta Reso, perkthyese